11.6 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeBastisje në Semenishtë të Sarajit, arrestohet një person

Bastisje në Semenishtë të Sarajit, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se zyrtarët policorë mëngjesin e sotëm kanë arrestuar 41-vjeçarin E.J. nga fshati Semenishtë, Komuna e Sarajit, pasi siç thuhet në njoftimin e MPB-së gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuat armë dhe municione.

Gjatë bastisjes u gjet një pushkë automatike, dy pistoleta, një karikator pistolete, dy karikatorë automatiku dhe 71 plumba. Nga efektivët policorë është privuar 41 vjeçari E.J. nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments