13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj/ QYTETËRIM NGA SHQIPËRIA E ENVERIT

Dilaver Goxhaj/ QYTETËRIM NGA SHQIPËRIA E ENVERIT

Në vitet e para të këtij shekulli, shekulli XXI, është botuar në shqip libri i historianit grek, Jorgos Margaritis, i titulluar “Bashkëpatriotë të padëshiruar – Të dhëna mbi shkatërrimin e minoriteteve të Greqisë, Çamët dhe Hebrejtë”, botuar nga “Bota shqiptare”, Tiranë 2009.
Po shkëpusim një pjesë prej këtij libri, (në fq.142–147), ku flitet për masakrat Greqisë kundër popullsisë së atjeshme çame, gjatë periudhës 27 Qershor 1944 – Janar 1945:
“Spastrimet e fshatrave myslimane në jug të lumit Kalamasë dëbuan shumicën e banorëve në veri të lumit, dhe kryesisht në zonën e Sajadhës dhe Filatit. Në këtë zonë ekzistonte një prani e rëndësishme e Frontit ÇLirimtar Kombëtar Grek si dhe vepronin grupet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke, në mes tyre dhe grupi, i cili u emërtua Batalioni IV i Regjimentit të 15-të i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke (EAM), dhe që kishte në përbërje të tij luftëtarë shqiptarë të krishterë dhe myslimanë. Mbizotërimi i justifikuar i Frontit Çlirimtar Kombëtar Grek në zonë u pranua, dhe gjatë procedurave që pranuan në fund të muajit gusht 1944, në Kazerta të Italisë, u firmos marrëveshja e armëpushimit midis EAM-it (Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke), të udhehequr nga Partia Komuniste Greke, dhe EDES-it (Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke), të udhëhequr nga Napoleon Zerva, marrëveshje që kish të bënte me përcaktimin e zonave të përgjegjësisë së gjeneralëve Zervas dhe Sarafi, domethënë të EDES-it dhe të EAM-it. Por ky pranim kishte një emërues të përbashkët, të çuditshëm. Forcat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke që ndodheshin aty, domethënë Batalioni i 4-ërt i Regj.15, nuk u quajtën si grupe të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke, por morën përcaktimin e papërcaktuar: “Partizanë turko-shqiptarë”.
Ky mospërcaktim nuk ishte pa një nënkuptim. Gjatë ditëve që zhvilloheshin negociatat në Kazertë, pak pas betejën së Meninas, (17-18 gusht 1944), dhe vendosjes së forcave të Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke përgjatë rrugës Igumenicë – Janinë, këto të fundit, me lejen e oficerave britanikë që ndodheshin në zonë, që u miratua me urdhërin e gjeneralit Skobi, kaluan në veri të lumit Kalamasë, për “arsye ushtarake”.
Këto “arsye ushtarake” përfshinin sulmin kundër forcave të përziera të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke (EAM) që ndodheshin atje, për mos-përsëritjen e tmerrit të Paramithisë, këtë herë në Filat dhe në fshatrat përreth, që ishin myslimanë.
Forcat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke u kundërvunë në këtë ndërmarrje, u bënë përleshje me armë dhe u rimor Sajadha dhe krahina e saj.
Si autoritetet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke (Brigada VI e divizionit të 8-të të saj) ashtu edhe ato politike, njoftuan menjëherë autoritetet e tyre më të larta, duke protestuar ashpër për shkeljen që bënte Lidhja Demokratike Kombëtare Greke (EDES) në kuriz të atyre që porsa kishin firmosur marrëveshjen si dhe për “veprimtarinë për arsye ushtarake” vrastare të forcave të Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke – në kuriz të jo-luftëtarëve. Por çudtërisht, reagimi i autoriteteve më të larta ishte veçanërisht negative, madje i kërkonin përgjegjësitë nga drejtuesit vendor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke (EAM). Në vend të justifikimeve, tashmë Orfeas Vlahopulos, për llogari të Zyrës së Partisë Komuniste Greke të Zonës së Epirit, protestoi ashpër, të nesërmen, më 14 tetor 1944, në një instancë më të lartë, madje në Byronë Politike të PKE-së (Partisë komuniste Greke) të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke për udhëzimet absurd që i dërgoheshin Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke.
Ndërmjet të tjerave, protestohej edhe për transformimin e një pjese të aspak të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke , në një batalion të papërcaktuar me “partizanë turko-shqiptarë” (dhe për shkak të pozicionit dhe shoqërimit me të krishterë dhe myslimanë, ishte e vetmia shpresë për ndonjë rregullim të marrëdhënieve ndërmjet dy komuniteteteve).
Protestat e Vlahopulos nuk vazhduan më tej, sepse nuk ekzistonte më objekt. Lidhja Demokratike Kombëtare Greke (EDES) pothuajse e kishin përfunduar veprën e “spastrimit kombëtar” në zonë dhe, madje, në mënyrë shumë optimiste propozonin që këtë spastrim ta vazhdonin edhe brenda Shqipërisë.
Ushtrisa Çlirimtare Popullore Greke u kufizua të ndihmonte me aq sa mundte Çamët e shkatërruar.
Oficerat britanikë nuk e pritën me ndonjë entusiazëm të veçantë këtë përpjekje të propozuar nga EDES (Lidhja Demokratike e Greqisë) dhe fatmirësisht penguan episodet e mëtejshme të përgjakura.
Me gjithë përpjekjete organizmave vendore të Frotit Çlirimtar Kombëtar Grek, largimi i çamëve drejt Shqipërisë vazhdoi deri në muajin Dhjetor të vitit 1944. 22.000 deri 25.000 vlerësohen nga Manda personat që kaluan kufirin gjatë asaj kohe. (Manda Eleftheria “Çamët myslimanë të Epirit 1923-2000”, Selanik, IMXA 2004,fq.200).
Në periudhën e shkurtër të sundimit të Frontit Çlirimtar Kombëtar, që ishte pas shkatërrimit të Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke (EDES) nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke (EAM), në fundin e Dhjetorit të vitit 1944, duket se mjaft çamë, duke ndjekur këshillat e Frontit Çlirimtar Kombëtar, u kthyen në shtëpitë e tyre, qoftë për t’u vendosur aty sërish, qoftë për të mbledhur atë çka kishte mbetur nga shkatërrimi.
Pas Marrëveshjes së Varkizës (në fillim të v.1945), grupet e Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke (EDES) u kthyen në zonë nëprmjet Korfuzit, në të cilin ishin strehuar zyrtarisht, si grupe të Gardës Kombëtare. Dhe, me të gjetur rastin e parë, domethënë kur takuan çamët, vazhduan veprën e tyre të cilën e kishin lënë përgjysëm
Më vonë, në 20 janar të vitit 1947, drejtuesi i Stacionit të Xhandarmërisë Mbretërore Greke në Pargë, në raportin e tij drejtuar prefektit të Prevezës, përcaktonte: “Kam nderin t’ju raportoj se në këtë zonë kanë mbetur dhe ndodhen tashmë 113 çamë. Nga këta: 7 janë burra me moshë madhore 21 vjeçare, 79 janë gra dhe 34 janë fëmijë nën 20 vjeç”.
Si përfundim, edhe ata pak që kishin mbetur u larguan, me të mirë ose me të egër, duke lënë pas një numër të papërcaktuar viktimash.
Megjithatë, do të ishte e dobishme, nëse do të dinim se sa bashkëqytetarë tanë të vjetër u vranë barbarisht në emër të spastrimit kombëtar dhe fetar. Por nuk e dimë!
Vlerësimet e ndryshme bëjnë fjalë për qindra viktima. Gjatë ditëve tragjike të shtatorit 1944 përllogariten në 600, ndërsa viktimat në Filat 1.300. Gjithsej bëhet fjalë për 2.000 persona.
Le ta mbyllim këtë studim me një vërejtje:
Me gjithë presionet e shumëanëshme dhe tensionin e atyre ditëve, regjimi që kishte vendosur në vendin fqinj Fronti Nacionalçlirimtar i Shqipërisë, nuk pranoi t’i jepte të drejtën vetes të kryente të njëjtat reprezalie në kurriz të minoritetit grek që jetonte në Shqipëri. Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme Ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak, dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim.
E gjykojmë të qëllimshme për ta përmendur këtë në kohë ku hiperbilikisht të lehtë deklarojnë se në Ballkanin – dhe jo vetëm – e viteve të fundit vetëm vendi ynë, Greqia, “MËSOI QYTETËRIM”.
Në këtë rast mësimi është i jashtëzakonshëm, POR QË SIGURISHT NUK VJEN NGA PALA GREKE.”
– F U N D –
Dilaver Goxhaj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments