BallinaOpinionDilaver Goxhaj përzgjodhi këngë për Abdyl Frashërin,që prekin realitetin sot...

Dilaver Goxhaj përzgjodhi këngë për Abdyl Frashërin,që prekin realitetin sot…

ABDYL FRASHËRI
SHITI PASURINË PËR TË MBROJTUR SHQIPËRINË.
NDËRSA SOT
POLITIKANËT TANË SHESIN SHQIPËRINË PËR TË BËRË PASURI

1). O AVDUL, Ç’MËNDE QE PATE!

O Avdule, ç’mënde që pate,
Që shite ç’pate ku pate,
Me çifliqe e me irate,
Shite Kallmin Myzeqe,
Mustafa Begës ja dhe.

__Qysh e dhe, a derëzi
Për nje karroqe flori ?!

__I dhashë për Shqipëri
QË ta kemi në Liri
Mos të na e marrë njeri
As Grek, Serb, as Mali Zi
Po ta gëzojmë unë e ti.

__Avdul Frashër, Avdul bé,
Po Zverrnecin kujt ja dhe ?

__E bleu Dalan Kanina

Për dy karroqe stërlina !

1) Kallmi : Toka ndërmjet Fierit dhe Lushnjës, pronë e Abdyl Frasherit dhe e vëllezerve të tij, të cilët e shitën për t’i shërbyer çështjes Shqiptare.
2) Mustafa Bega, nga fshati Sevaster i Vlorës , qe ai që e bleu Kallmin nga Avdul Frashëri.
3) Dalan Seiti nga Kanina e Vlores.

Dhe atë flori që mblodhi pas shitjes së pasurisë familjare, ABDYL FRASHËRI e harxhoi për misione diplomatike që ndërmori nëpër kancelaritë evropiane: pas Qershorit 1878 dhe deri në Qershorin e vitit 1879 shkoi në Ministrinë e Punëve të jashtme të 5 Fuqive të Mëdha, dhe më pas në Ministritë e Jashtme të tyre: Itali, Francë, Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari, të cilën e pasqyron kënga tjetër popullore:

2). AVDUL SHITE PASURINË. . . PËR TË BËRË SHQIPËRI

Avdul, shite pasurinë,
Një barrë flori,
Hipe vaporrit e shkove,
Vajte në Berlin,
Për vatanin, Shqipërinë,
Të gjeje shpëtim.

Bismarkun ta pjekje doje,
Për një kuvëndim,
T’i thoshje dhe të kërkoje
Të drejtat si trim.

Dhe Bismarku seç të priti
Ndënje në në skami1).
Se ç’të pyeti e të tha:
Djalë, nga je ti?
Unë jam nga Shqipëria,
Avdul Frashëri.
Të rriturë n’ato male,
Me libra në gji.

Ju lutem, mendoni mirë,
Ju për Shqipëri.
Mos e bëni copa-copa,
Sikur s’ka njeri.
S’kemi gjak, as fis, as farë,
Neve me Turqi
S’jemi grekë, as bullgarë,
As prej Malit t’ Zi.
Jemi vetëm shqipëtarë
Dhe duam liri.

Ne kurrë s’do të pranojmë
Zgjedhë e robëri,
Burra e gra do të luftojmë
Sa të shuhemi


Kjo këngë për Avdul Frashërin është ngritur në vitet e Luftës së Parë Botërore, nga Qemal Elmas Shehu (Q.Hafuz Selimi) nga Tatzati.Kurvelesh, 1951.

Shih: “Këngë popullore të Labërisë”, botim I Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të R.Sh., Tiranë,1991

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments