5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj /Kritikë ndaj librit"Dosja amerikane për Shqipërinë komuniste" autor Dr.Bejtullah Destani...

Dilaver Goxhaj /Kritikë ndaj librit”Dosja amerikane për Shqipërinë komuniste” autor Dr.Bejtullah Destani (pjesa 1)

KRITIKË NDAJ LIBRIT; “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste”
Autor: Dr. Bejtullah DESTANI
Nga Dilaver Goxhaj
(Pjesa e parë)

Kohët e fundit është hedhur në qarkullim libri “Dosja amerikane për Shqipërinë Komuniste”, me autor diplomati prej Kosove Bejtullah Destani, dhe me parathënie të poetit nga Lushnja Visar Zhiti, sot në Amerikë. Libri prërmban dëshmi të rreth 1.400 shqptarëve të arratisur nga Shqipëria, të cilët, gjatë Luftës Nacionaçlirimtare, 1939-1944, kanë qenë pjestarë të Ballit Kombëtar, të Legalitetit si dhe kolaboracionistë të tjerë që i patën lyer duart me gjak shqiptarësh, dhe janë arratisur menjëherë pas mbarimit të Luftës NacionalÇlirimtare për t’i shpëtuar drejtësisë popullore. Është ai kontigjent që më pas, në periudhën 10-vjeçarë 1944-1953, janë futur dhe hedhur në Shqipëri si diversantë, individualisht dhe me grupe, nga agjenturat e huaja fqinje dhe më shumë, për të vrarë, djegur e shkatërruar Shqipërinë e varfër të porsadalë nga lufta me nazi-fashistët italo-gjermanë.
Përmes këtij libri, i mbushur me dëshmi të rreme të tradhëtarëve të Luftës NacionalÇlirimtare, tashmë kriminelë të rikthyen në vitet 1945-1953 për të vrarë shqiptarë dhe për ta djegur edhe atë pjesë të Shqipërisë që nuk kishin munduar ta digjnin në bashkpunim me pushtuesit, dy autorët, Destani dhe Zhiti, duan t’i thonë lexuesi të sotëm: “Sa mirë ia bënë asaj Shqipërie, që nuk dëgjoi Ballin Kombëtar dhe Legalitetin që të mos kishte më Shqipëri, po shkuan pas Partisë Komuniste Shqiptare!”
Prandaj dhe librin e kanë titulluar: “Dosja amerikane për Shqipërinë Komuniste”, e cila në vitet kur këta dëshmitarë erdhën ta vrisnin e ta digjnin ishte ndoshta shteti më i varfër në botë, e jo më në Evropë. Prandaj, dhe gjithë nerv e quajnë “Shqipëria Koministe”, Shqipërinë Fenikse, që po ringjallej nga hiri i vet. Këtë libër po e reklamon dhe e tregëton në gjithë trojet shqiptare Libraria Artini – Prishtinë.
Bazuar thjeshtë te emërtimi “Shqipëria Komuniste” bind çdo lexues të thjeshtë se autorët, edhe pse janë intelektualë të mirëfilltë, mashtrojnë me ndërgjegje të lartë. Gjë që tregon se e kanë urryer dhe e urrejnë jo vetëm Shqipërinë e LANC-it dhe atë të periudhës së Ringjalljes Feniksiane, por edhe Shqipërinë e sotme.
Ata e quajnë “Shqipëri Komuniste” Shqipërinë “e viteteve 1943–1953, pra dhjetvjetëshin e parë të diktaturës komuniste në Shqipëri”, sikundër shkruan vetë Visar Zhiti, (në f.18), kur e mjera Shqipëri ishte në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe kundër qëndresës së klasave reaksionare të përmbysura; në luftë për të tërhequr masat punonjëse dhe veçanërisht fshatarësinë në rrugën e socializmit dhe rindërtimin e vendit; në luftë kundër bandave të armatosura kriminele; në luftë për të mbrojtur fitoret e arritura nga revolucioni çlirimtar e shoqëror nga armiqtë e brendfshëm; në luftë për t’u mbrojur nga agresioni i jashtëm, sikundër ndodhi agresioni i Greqisë në vitin 1949 i mbështetur nga anglo amerikanët, kur “Shqipwria Komuniste” e Bejtullahut dhe e Visarit, e izoluar totalisht, ishte e detyruar të raciononte ushqimet edhe për fëmijët e jo më për të rriturit; për atë periudhë që historiania britanike Margaret MacMillan ka thënë: “E MJERA SHQIPËRI, ME KAQ SHUMË ARMIQ TË FUQISHËM DHE KAQ PAK MIQ!”, (në f.50 të librit “Operacione sekrete -Shqipëria nën Luftën e Ftohtë”,Tiranë, 2022, v.I,f.50), me autor z.Irakli Koçollari)
Shqipëria e asaj periudhe po sulmohej jo vetëm nga fqinjët, por edhe nga anglo-amerikanët. Ja si shkruan në muajin Shkurti të vitit 2022 Dr.STEPHEN LONG, – i njohur me pseudonimin MAJKU – njeriu kryesor i CIA-s, që kishte drejtuar operacionet agjenturore në terren, në drejtim të tokës shqiptare, në f.11 të librit z.Irakli Koçollari “Operacione sekrete…”:
“Në mesin e vitit 1949, Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizuan dhe ndërmorën një operacion “top-sekret” në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Inteligjent Britanik, me qëllim që të përmbysnin qeverinë shqiptare, në krye të së cilës ishte Enver Hoxha. Pas disa muaj planifikimesh dhe shqyrtimi, në një kohë mjaft të ndezur të Luftës së Ftohtë, Uashingtoni dhe Londra ranë dakort që të bashkërendisin veprimtarinë e shërbimeve sekrete dhe të organizonin operacionet paramilitare kundër regjimit komunist në Shqipëri.”
Jo pa qëllim këta dya autorë e hedhin në qarkullim këtë libër sot, në kohën kur Shqipëria e atyre viteve anatemohet edhe nga partitë politike në Shqipëri, të cilat kanë larguar mbi 50 % të popullit nga Shqipëria, dhe po e sjellin në nivelin e “komunizmit” të viteve 1945-1953, dhe, me sa kuptohet, po duan të realizojnë qëllimin e Ballit Kombëtar e të Legalitetit të Luftës së Dytë Botërore, që Shqipëria të coptohet pjesë-pjesë, të shpërngulet, të asimilohet deri në zhdukjen etnike, dukuri që po vihet re si në rastin e dhurimit të Himarës – Greqisë, Gjadrin dhe Shëngjinn – Italisë, shtohet papunësia që të nxitet emigracioni masiv, dhe pjesa që të mbetet t’i bashkohet më vonë Serbisë përmes “Ballkanit të Hapur”.
Kësaj strategjie jo rastësisht i vinë në ndihmë historiani prej Kosove Bejtullah Destani dhe poeti prej Myzeqeje Visar Zhiti. “Asgjë në botë – thotë Lessing – nuk është rastësi”.
Propaganda mashtruese e zotërinjve Destani dhe Zhiti kërkon të bindi lexuesin e sotëm se Shqipëria e periudhës 45-vjeçare, 1945-1990, kur kërkonte të ndërtonte socilizmin, na qenka po ashtu edhe sot si “Shqipëria Komuniste” e viteve 1944-1953 si ajo e luftës me bandat paramilitare diversante, me nënkuptimin: “prandaj s’keni ç’e doni, urrejeni dhe largohuni prej saj, ndryshe do të përsëritet ajo histori”. Dhe këtë urrejtje Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti e kanë nga fakti: pse Luftën NacionalÇlirimtare e udhëhoqi Partia Komuniste Shqiptare duke bërë popullin me vete kundër pushtuesve italo-gjermanë, dhe jo këta “dëshmitarët” dhe udhëheqësit e tyre politikë, Mit’hat Frashëri e Abaz Kupi, (Ballit Kombtar e Legaliteti) me Hasan Dostët, Ali Këlcyrën, Abaz Ermenjin, Zef Palin, Fiqiri Dinen, Vasil Andonin, Kadri Cakranin, Mehdi Frashërin etj., që të mos kishte më shtet shqiptar. Sipas tyre, më mirë të mos kishte e të ketë shtet shqiptar, sesa Republikë Popullore të Shqipërisë. Prandaj këta të dy e cilësojnë “Shqipëria Komuniste”, dhe për këtë qëllim e kanë përgatitur këtë libër, duke u mbështetur në “heroizmat” e paramilitarëve kriminelë ballisto-zogistë.
Urrejtjen e Bejtullahut kundër Shqipërisë e kuptojmë dhe i japim të drejtë, se Ai edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk e do, prandaj kur filloi organizimi luftaraki UCK-së për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë u arratis në Londër në moshën 31 vjeçare, dhe nuk u kthye edhe kur u shpall mobilizim i përgjithshëm në 01 prill 1999, prandaj dhe e emruan sekretar të parë në ambasadën e Kosovës në Londër në v.2008; po Visarit, nga i buron kjo urrejtje për Shqipërinë?!
Dy autorët e këtij libri, por dhe drejtuesit e partive politike në të Shqipërisë së sotme që ua fal fqinjve territoret e saj, e kanë inatin për faktin, se po të mos kish dalë në skenë PKSH-ja, do të ishim “demokratizuar” me kohë, do të vetëquheshim grekë, italianë, sllavë etj, por nuk do kishte më shqiptarë. Kjo do të ndodhte për faktin e vendimit që u muar në Konferencën e Tretë të Tre të Mëdhenjve, në Jaltë, 4–11 shkurt 1945, midis Ruzveltit, Stalinit dhe Çurçillit, vendim i cili u jepte të drejtë shteteve fituese në luftë të Aleancës Antifashiste: SHBA-BS-Angli, (në rastin tonë Jugosllavisë dhe Greqisë), për shpërbërjen dhe shpërnguljen e atyre popullsive apo shteteve që ishin bashkuar me Blllokun Fashist Romë-Berlin Tokio. Shqipëria nuk u rendit në këtë kategori falë daljes në skenë të Partisë Komuniste me në krye Enver Hoxhën, që bindi shumicën absolute të popullit shqiptar të shkonte pas saj në luftë kundër nazi-fashizmit pushtues.
Shembuj konkretë të vënies në jetë të atij vendimi në Jaltë ishin: Rumani, të cilës iu shkëput një republikë e tërë nga trojet e veta, Moldavia; u shpërngulën 10 milionë gjermanë nga Prusia e Krakovia; u shpërngulën Sudetët, u shkëput nga Hungaria dhe u shpërngul Vojvodina dhe një pjesë tjetër që iu dha Ukrainës; u shpërngul pjesa më e madhe e Çeçenisë, duke u çuar në Siberi etj, etj.
Edhe Kosova do të kishte pësuar të njëjtin fat, do qe shpopulluar sipas planit të Garashininit dhe Qosiçit, nëse nuk do të kishte dërguar PKSH-ja e drejtuar nga Enver Hoxha divizione të Ushtrisë NacionalÇlirimtare të Shqipërisë për çlirimin e Kosovës. Nëse nuk do të ishin dërguar partizanët nga “Shqipëria Komuniste”, popullsia shqiptare në Kosovë do të shpërngulej. Kjo për faktin se, pas kapitullimit të Italisë fashiste, në Kosovë filloi mobilizimi i vullnetarëve për formacione të mëdha SS-e në “Shqipërinë e Mdhe”. Për formimin e njësive SS-se u angazhua qeveria kuislinge e Tiranës e përbërë nga ballisto-zogistët me në krye Rexhep Mitrovica, si dhe KQ i Lidhjes së Dytë të Prizërenit, e kryesuar nga Bedri Pejani, i cili i shkroi Hitlerit dhe Himlerit, duke u propozuar që të formohej Korparmata SS-e me shqiptarë. Por më në fund u vendos të formohej, së pari, Divizioni SS “Skënderbeu” në Kosovë, dhe gjer në 25 shtator 1944 u rekrutuan 11.398 vetë nga Kosova. (Ali Hadri “LANC-I në Kosovë1941-1945”,Prishtinë, 1971, f.321-322)
PYESIM: Si i vërtetuan diplomati Bejtullah dhe dhe poeti Zhiti saktësitë e “dëshmive” të 102 tradhëtarëve kriminelë nga 5.000 të arratisur prej tyre në Greqi; të 42 të “dëshmive” dërguar “Nga burime zyrtare greke”; të 8 “dëshmive” të arratisurve kriminelë në Itali; të 20 “dëshmive” që I quajnë të “të paidentifikuarve” nga Roma, Parisi dhe Athina; të 8 “dëshmive” letra “të derguara me postë” prej të aratisurve kriminelë në Jugosllavi; të 13 “dëshmive” të dhëna nga Vatikani; të 9 “dëshmive” të dhëna nga Kisha Katolike e Romës; të 15 “dëshmive” të dhëna nga “Zyra e lajmeve Paris”; të 34 “dëshmive” të dhëna nga korespondentët e Radio Evropa e Lirë prej Janine, Stambolli, Selaniku, Athina, Mynih etj; të 6 “dëshmive” të dhëna nga një tregëtar anonim shqiptaro-turk që shiste ushqime në Shqipëri; të 9 “dëshmive” të dhënat prej punonjësve të legatave të huaja në Romë e Paris, përfshi dhe 20 “dëshmive” të dhënave nga “burime të panjohura”, me të ciat merret komplet ky libër?
Sikundër shihet, të gjitha këto dosje, marrë nga arkivat amerikane, (sikundër na betohen këta dy intelektualë të popullit shqiptar), janë tërësisht të pavërteta ngaqë janë dëshmi të dhëna nga kriminelë shqiptarë armiq të Shqipërisë. Këtë të vërtetë na e pranon edhe vetë dokumeti me nr.660, (f.54), i këtij libri, ku shkruhet: “dëshmitarët janë përfaqësues të grupeve të emigrantëve shqiptarë pro-italianë, pro-jugosllavë dhe pro-grekë”. Kesaj i thonë: Mos i pyet, se flasin vetë.
Dhe, ajo që e përforcon bindjen se kemi të bëjmë vetëm me shpifje dhe gënjeshtra të tradhëtarëve kriminelë e vërteton fakti tjetër, se në asnjë prej këtyre dosjeve nuk përmendet asnjë autor dëshmie!
Këto të “vërteta” të sistemuara nga Bejtullahu dhe Visari do të thotë se kanë punuar gjatë për të dalë në përfundimin, se grupet kriminele diversante të mbeturianave ballisto-zogiste kishin të drejtë ta zhduknin shtetin shqiptar ngaqë ajo kishte ndërtuar Komunizmin! Pika që s’u bie!- thotë populli në të tilla raste. Dhe nuk e kanë nga injoranca, pasi janë edhe botues veprash, por nga urrejtja kundër kombit shqiptar.
Shqipëria jo vetëm që nuk ndërtoi dot deri në vitin 1990 as bazat e Socializmit e jo më Komunizmin, e jo më kur e digjnin dhe e vrisnin “trimat” e Ballit e të Legalitetit të nxitur, aramtosur, paguar dhe hedhur me avjonë nga anglo-amerikanët, sikundër e pranon vetë oficeri i CIAs, drejtuesi i tyre, Dr.Stephen Long – Majku, gjatë luftës së armatosur shumëdimensionale 10-vjeçare 1944-1953 kundër bandave kriminele.
Por, e vërteta është se, Shqipërinë në periudhën 1948-1953, periudha e luftës me intensitetin më të lartë, nuk e drejtonte Partia Komuniste por Partia e Punës. Dhe këta intelektualë e dinë shumë mirë këtë fakt. Prandaj na japin të drejtën të themi se është më se e vërtetë thënia populore: “Ngjan krushqia, pra bëhet”.
Edhe “krushqia” midis Bejtullahut dhe Visarit nuk është rastësi. Duhet të ketë një ngjizje të hershme, prandaj dhe është bërrë kjo “martesë” ideale midis librit dhe parathënies, kundër të vërtetës së Shqipërisë Popullore. E themi këtë, se edhe Visarit, në periudhën që ishte mësues dhe drejtues i grupeve edukative në një fshat në Veri të Shqipërisë, i ishte besuar të drejtonte edhe format e edukimit me inteligjencën e fshatit, dhe shpesh herë, kur ishte ngopur me informacionin e “të vërtetave” mbi Shqipërinë nga Jugosllavia e Titos, u thoshte dëgjuesve, sikundër shprehen kolegët e tij bashkëmoshatarë: “Mos dëgjoni çfarë thotë Tirana!”, dhe u hapte Radion e Prishtinës. Kosovën në atë periudhë e drejtonte Lidhja Komuniste Jugosllave e Kosovës. Dhe Visari i thoshte grupit edukativ: “Këto janë të vërtetat për Shqipërinë, dhe jo këto që na thotë PPSH-ja”. Prandaj edhe e shpërblyen dhe e dërguan në minierë që të shijonte “komunizmin shqiptar”: punonte sa mundëte dhe i jepej ushqim falas sa kish nevojë për të realizuar normën ditore. Prandaj të dy këta kanë të njëjtën “dashuri” për Shqipërinë, sepse i ka brumosur e njëjta parti, Partia Komuniste Jugosllave.
Le ta shohim këtë emërtimin “Shqipëria Komuniste” edhe në një kënd tjetër. Që ta emërtosh Shqipërinë shtet komunist nuk të lejon edhe fakti se më 29 Nëntor 1944, kur u çlirua Shqipëria, PKSH-ja kishte gjithsej 2.800 anëtarë, prej të cilëve vetëm 10 % e tyre ishin klasë punëtore, (përfaqësuese e së cilës janë partitë komuniste); ndërsa popullsia e Shqipërisë, kur u pushtua në vitin 1939, popullsia fshatare përbënte 84,6%. Prandaj, ndoshta nuk gabojmë të shprehemi se, PKSH-ja ka qenë thjeshtë rinia fshatare, por me etiketimin “Komuniste”, pasi edhe 80% të formacioneve partizane e përbëntë fshatarësia. Dhe, si e tillë, ajo rini revolucionare luftarake u vetëquajt Komuniste për faktin se vetëm këto parti ngritën popujt në luftë kundër pushtimit të Boshtit: Romë – Berlin –Tokio.
Kurse në vitin 1948, kur Jugosllavia e Bejtullahut iu bashkua Perëndimit, në PKSH vetëm 29% të anëtarëve të PKSH ishin punëtorë. Po ashtu, edhe përbërja shoqërore e Shqipërisë në në fund të kësaj luftë 10-vjeçare vetëm 22% e popullsisë ishin punëtorë, përfshi këtu edhe fshatarësinë kooperativiste, dhe 78% fshatarë, ndërkohë që komunizmi është botkuptim dhe ideologji e proletariatit.
Kjo përbërje e shoqërisë sonë patjetër që reflektonte edhe në përbërjen e Partisë, prandaj dhe u quajt Parti e Punës. (ShihTuk Jakova “Kongresin I-rë PKSH”, 1948, f.550).
Si mund t’i thuash “Shqipëria Komuniste” kur deri në vitin 1953 lufta e klasave ishte shumë e ashpër, pasi kriminelët që luftonin Shqipërinë ishin pjestarë të ish-klasave shfrytëzuese dhe reaksionare, ish bashkpuntorë të pushtuesve, vrasës ordinerë, delikuentë të pashpirt, trafikantë dhe hajdutë të të gjithë kategorive që vijonin të bridhnin pa fre në gjithë territorin e vendit? Ishte koha kur komunkatat e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë shpallnin periodikisht dhe bënin me dije në faqet e shtypit ditor se: “Organet e Sigurimit të Shtetit rrethuan së bashku me forcat e policisë I.L., nga katundi. . . i Tiranës, i cili kishte vrarë J. … dhe dy fëmijët e tij dhe qëndronte në arrati prej 3 vitesh”; apo: “Forcat e ndjekjes më 12 janar 1949 kapën M.N. që kishte grabitur…, u fal pasi kishte paraqitur pendimin . . .”Më 15 Janar 1949 forcat e sigurimit dhe të policisë rrethuan dhe kapën krimineln B.Q. në Shijak, i cili kishte vrarë . . . dhe më pas reshter i milicisë fashiste…”. Ndërsa më datën 31 Maj 1948, po kjo gazetë bën me dije se: “… u vranë nga forcat tona kriminelët ordinerë në arrati D.K., D.P. dhe K.M… të cilët kanë bërë vrasje, grabitje në. . .”(Irakli Koçllari “Operacione secrete”, V.1, f.105, marrë prej: B.Fisher “Albania at War (1939-19-1945)”, f.261, 262 dhe 251)
Si mund t’i thuash “Shqipëria Komuniste” kur në shoqërinë komuniste nuk ka më klasa, zhduket totalisht kontrasti midis qytetit dhe fshatit, prodhimi është aq i madh e i mjaftueshëm në të cilin zbatohet parimi: “secili sipas mundësive, secilit sipas nevojës.”(!); ndërkohë që socializmi ka parimin “secilit sipas punës”? Ndërkohë që në fundin e atij 10-vjeçari të varfërisë ekstreme porsa qe mbaruar Refirma Agrare dhe ekonomia individuale përbënte 92,60%, ajo kooperativiste 2,7%, sektori shtetëror, i cili quhej sektori socialit, ishte 4,4%, ndërsa entet fetare 0,3%, kurse të ardhrat e shtetit ishin shumë të dobëta dhe në fund të çdo viti buxheti i shtetit paraqitej me difiçite të mëdha! (Shih Gogo Nushi: “Mbi planin ekonomik të shtetit”, “Kongresin I-rë PKSH”, 1948, f.456). Ndërkohë që Shqipëria, sikundër u shprehëm edhe më lart, as deri në vitin 1990 nuk arriti të ndërtonte bazat e socializmit; ndërkohë që Kina ka 75 vjet që punon për ta ndërtuar socializmin, dhe premton se: “Do ta arrijë ndërtimin e plotë të tij në 100-vjetorin e Republikës Popullore, në vitin 2050”, u shpreh Xi Jinping gjatë vizitës në ekspozitën “Rruga e rilindjes” në Pekin, më 29 Nëntor 2012. Dhe këta dy intelektualët tanë historianë, Bejtullah e Visar, duan të na mbushin mëndjen se Shqipëria e ndërtoi komunizmin në vitet kur e digjinin dhe i përgjysmonin popullin kolaboracionistët e nazifashizmit, duke u ndihmuar nga anglo-amerikanët!
Tiranë, 31 Korrik 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments