Deputeti zviceran Wermuth: Grenell e trajton Kosovën si koloni

165

Deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Cédric Wermuth nëpërmes një postimi në Twitter ka reaguar për deklaratat e Richard Grenellit.

Sipas Wermuth, Grenelli në mënyrë të hapur është duke e trajtuar Kosovën si të ishte koloni, transmeton KOHA.

“Grenell hapur e trajton Kosovën si të ishte koloni. Ti nuk i dirigjon kushtet e negociatave të një shteti sovran.”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tutje ka thënë se si mundet dikush që mban titullin e Presidentit, ta pranoj këtë.

“Pse dikush që mban një titull President pranon këtë? Kur politikanët kosovarë, përkrah Albin Kurtit, do të fillojnë të luftojnë për dinjitetin e republikës së tyre?”