Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është pjesëmarrës i sesionit të tetë plenar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), që këto ditë po mbahet në qytetin e Antalisë së Turqisë (21-22 qershor).
Gjatë këtyre dy ditëve, deputeti Ismaili nga Alternativa, pritet të zhvillojë disa takime diplomatike me përfaqësues të vendeve të Europës Juglindore, ku do të diskutohen sfidat e pandemisë në nivel global, si dhe të shihen mundësitë e urave të bashkëpunimit me vendet e Europës Juglindore në lidhje me problemet e përbashkëta shoqërore, arsimore, kulturore dhe ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të SEECP-së.