8.2 C
Tetovo
E martë, 27 Shkurt, 2024
BallinaLajmeDeputeti i PDK Hysen Berisha/ “Tentim atentati”në Shkup ndaj Kurtit ? Kurti...

Deputeti i PDK Hysen Berisha/ “Tentim atentati”në Shkup ndaj Kurtit ? Kurti po viktimizohet para elektoratit të tij, kërkojmë hetim parlamentar .

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se televizioni publik po i shërben Qeverisë, ndërsa tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, e sheh si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

Duke folur për raportimet për tentim atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputeti i PDK-së, ka thënë se do të propozojë formimin e një komisioni hetimor lidhur me këto pretendime.

Këtë çështje, Berisha e sheh si mundësi për të krijuar një luftë brenda shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, ndërsa e sheh edhe si tendencë për ta mbuluar dështimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Këto janë terma shumë shqetësuese, unë mendoj se këtë temë këtë frymë siç e ka prezantuar kryeministri ne duhet ta ngrisim një komision hetimorë brenda parlamentar. Së pari do ta ngrisë në këtë komision ku ishim edhe pse nuk arritëm për shkak të përplasjeve por do ta ngrisë unë në parlament që të ketë një komision që e heton këtë pretendimet e kryeministrit, kjo është shumë e rrezikshme, e tashti nëse nga kompleksi i pozicionit të vet në raport me Serbinë dhe Vucicin në tavolinë, skenarëve që kanë krijuar për të destabilizuar Kosovën”, ka thënë për EO Berisha.

Dëmet që i bëri Kosovës me takimin  në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me një vendim të panevojshëm sepse çështja është rregulluar me ligj dhe me Kushtetutë. Nga ky kompleks mundohet me kriju armiq të brendshëm, atëherë kjo është shumë shqetësuese, vetitë e propagandës armiqve të brendshëm janë vetitë e diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste dhe bashkësitë, kështu e kemi pasur regjimin e Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

Teksa ka folur për këtë çështje, Berisha ka thënë se tentimi për atentat do ta ndryshonte komplet agjendën e kryeministrit. Këtë, Berisha e sheh edhe si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

“Nëse ka pasur edhe sikur të kishte pas (tentim për atentat) shërbimi inteligjent e kishte kap me kohë. Ai nuk e  bënë publike fare media, e lëviz agjendën e kryeministrit komplet, unë e njoh natyrën e funksionimit të shteteve e lëviz komplet agjendën shtetërore të kryeministrit e shmang mundësin duke mos e ndalur hetimin dhe kapjen e atyre që kanë pretenduar diçka të tillë. Prandaj kjo është thjeshtë  një lloj strategjie e viktimizimit dhe me dëshmu para elektoratit të vet, ‘shihe sa patriot jam unë, çka po i bëjë unë Serbisë sa që po dojnë edhe mem vra’, duke involvuar edhe një konflikt brenda shqiptarëve, kjo është një strategji shumë e rrezikshme”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa ka qenë në vizitë në Shkup.

Kurti ka thënë të shtunën se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë socialiste. Ai katheksuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd.

Por, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka quajtur të pavërtetë lajmin se ka pasur tentim për atentat.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme në një deklarim për media.

Ishte Radiotelevizioni Publik i Kosovës që fillimisht raportoi sipas burimeve se ka pasur tentativë kundër kryeministrit të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments