8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeDeputeti i AAA Skender Rexhepi-Zejd: Shqiptarët, autokton në këto troje – të...

Deputeti i AAA Skender Rexhepi-Zejd: Shqiptarët, autokton në këto troje – të ndalojnë trillimet si ato në librin e Gjeografisë (Video)

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, ka reaguar ashpër ndaj përmbajtjes fyese për shqiptarët të librit skandaloz të Gjeografisëpër nxënësit e vitit të dytë në Gjimnaz. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, ai tha se, shqiptarët janë banorët e parë në këto troje dhe se gënjshtrat si ato në librin e Gjeografisë duhet të ndalen. Më tej, ai tha se, këto skandale dëshmojnë se, ministrat shqiptarë që kanë drejtuar ministrinë e Arsimit nuk e kanë mbajtur fare llogari për arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut.

“Po dalin në shesh të vërtetat për të cilat ne vazhdimisht kemi folur, se kemi ministra shqiptarë që janë jopërgjegjës që fare s’e kanë dertin e arsimit shqip përveç reklamimit të tyre personal. Nuk mund të tolerohet një libër i tillë skandaloz që ka qenë pjesë e ministrisë ku një drejtues ka qenë shqiptar nga BDI-ja. Është e patolerueshme. Konsiderojmë që reformat në arsim që tenton t’i bëjë ministria e Arsimit janë skandaloze, ku thuhet se do të kemi reforma finlandeze kurse mentaliteti është prorus. Duhet të ndalen ofendimet e tilla, pasi dihet se shqiptarët këtu janë autokton sepse dihet që ne jemi të parët banorë të këtij vendi dhe këto libra nuk duhet të jenë pjesë e arsimit.

Libri i Gjeografisë për Gjimnazin e reformuar është i mbushur me gabime, ndërsa mes tjerash shtrembërohen faktet edhe për shqiptarët, ku shkruan se shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Një e skandal tjetër në këtë libër përbën, gënjeshtra se, shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments