7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDënim me burg për “përndjekje” në rrjetet sociale

Dënim me burg për “përndjekje” në rrjetet sociale

Pas përndjekjes katërvjeçare dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, edhe gazetares Katerina Sinadinovska i është hakuar profili në Facebook. Thotë se i ka injoruar kërcënimet e përditshme deri sa ka mësuar se kërcënuesi ka armë zjarri. Në momentin kur e ka marrë padinë, ka ndaluar me kërcënimet.

 “Beteja për ta kthyer kontrollin në profilin tim të FB ka zgjatur 8 ditë të plota, që ishte lëndë e sulmit hakerik. Nuk do të shpalos detaje për hetimin”, tha Katerina Sinadinovska – gazetare.

Ana Kolleva, e cila  ishte njëra prej vajzave të cilës iu keqpërdorën të dhënat personale në rastin “Dhoma Publike” është inkurajim për shumë persona që e përjetojnë të njëjtë gjë, të denoncojnë, por siç thotë ajo, kjo gjë nuk mjafton, për shkak se ende kanë frikë dhe turpërohen.

 “Kur lajmi u shpërnda gjithkund, shumë porosi mora nga vajza në Instagram, gra më të moshuara, të cilët ndanin ngjarje të ngjashme si unë edhe atë jo tani por që kanë ndodhur vite më parë”, u shpreh Ana Koleva.

Nëse denonconi se u është hakuar e-maili ose profili i Facebook-ut në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzike digjitale në MPB, do ju përgjigjen që nëse u është hakuar profili por nuk ka keqpërdorim të të dhënave personale, atëherë nuk mund të ndërmarrin asgjë për shkak se askush nuk është fajtorë që nuk e keni mbrojtur mjaftueshëm profilin ose që keni ndarë mjaftueshëm të dhëna që nevojiten gjatë logimit. Ose thënë më thjeshtë, kjo është njëjtë sikur t’ia keni treguar dikujt PIN-in e kartelës së bankës ndërsa denonconi keqpërdorim.

Ministria e drejtësisë formoi grup pune i cili kohë të gjatë punoi në ndryshimet e Kodit penal ku janë vendosur vepra të reja penale në bazë të së cilave organet mund të veprojnë gjatë rasteve të ngjashme me atë të Dhomës publike.

 “Me veprën e re penale “Përndjekje”, ku parashihet ai i cili vazhdimisht pa-autorizim ndjek, përndjek ose në ndonjë mënyrë tjetër ndërhyn në jetën personale të dikujt tjetër, shqetëson ose frikëson dhe me atë shkakton ndjesë të pasigurisë, shqetësimit ose frikës për sigurimin e tij ose sigurimin e ndonjë personi të afërt, do të dënohet me dënim në të holla apo me burg deri në tre vjet”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Këto ndryshime tashmë janë në procedurë qeveritare. Ligji duhet të sillet deri në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm.

Qytetarët denoncimet e tyre mundet në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i parashtrojnë në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzik digjitale, përmes e-mail adresës zyrtare të Njësitit për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB –Shkup si dhe në stacionin policorë më të afër.

E-mail adresa e sektorit

[email protected]

Përmes shërbimit të butonit të kuq “Red Button”

http://redbutton.mvr.gov.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments