12 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaEkonomiDemirovski prezanton parkun më të madh solar në rajon: Të na vizitojnë...

Demirovski prezanton parkun më të madh solar në rajon: Të na vizitojnë gjeneratat e reja, të shohin se si rrezet e diellit krijojnë 85 milionë kWh të energjisë elektrike

Të nderuar, kam nderin dhe kënaqësinë të prezantojë centralin më të madh fotovoltaik në Ballkan. I ftoj gjeneratat e reja dhe fëmijët tanë që të vijnë, të na vizitojnë, dhe të shohin se si rrezet e diellit krijojnë 85 milionë kw të energjisë elektrike, këtë e tha sot mes tjerash drejtori i “MEY ENERGY”, Shefqet Demirovski në përurimin e parkut solar më të madh në rajon, shkruan TV21. Demirovski tha se është krenar që ky investim prej 40 milionë eurove është ndërtuar dhe projektuar nga kompani vendore.

“Përmes realizimit të këtij projekti, investim prej 40 milionë eurove, krijojmë siguri edhe për investime tjera vendore dhe të huaja, që ta njohin mundësinë për investim në sektorin e energjetikës, që kontribuon për rritje dhe zhvillim ekonomik. Me krenari them se “FEC Novaci” është projektuar dhe ndërtuar nga kompani vendore”, deklaroi Demirovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments