6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeDemant nga Policia; Nuk kemi ndërprer punimet e ujësjellsit

Demant nga Policia; Nuk kemi ndërprer punimet e ujësjellsit

Sektori i punëve të brendshme Tetovë, demanton informacionet e publikuara në disa mediume elektronike, lidhur me ndërprerjen e punëve për ndërtimin e ujsjellësit për fshatin Siniçan të Tetovës. Kështu që, ujsjellësi sipas prononcimit të banorëve të vendit ka filluar të ndërtohet pa kompletimin e dokumentacionit përkatës, me ç’rast në vendin e lartpërmendur në afërsi të Liqenit të Bogovinës, janë mbledhur qindra banorë të fshatit Urviç, të cilët kanë tentuar të pengojnë punimet, për arsye se sipas tyre burimet e ujit gjenden në atarin e fshatit Urviç. Policia ka intervenuar me qëllim që të mos vij deri te ndonjë konflikt më i madh ndërmjet banorëve të dy fshatrave dhe prej tyre është kërkuar që banorët të bisedojnë në qetësi, për gjetjen e një zgjidhje adekuate dhe kompletimin e dokumentacionit përkatës, lidhur me ndërtimin e ujsjellësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments