BallinaLajmeDelegacion qeveritar dhe biznesi në Stamboll! Mickoski biznesmenëve turq: Bëhuni pjesë e...

Delegacion qeveritar dhe biznesi në Stamboll! Mickoski biznesmenëve turq: Bëhuni pjesë e historisë së zhvillimit të Maqedonisë

“Bëhuni pjesë e historisë së zhvillimit të Maqedonisë – një shtet që ka vizion të qartë për të ardhmen, derë të hapur për investime të reja dhe përkushtim të fortë për zhvillim ekonomik.” Këtë mesazh kryeministri Hristijan Mickoski ua ka drejtuar biznesmenëve turq në forumin e biznesit në Stamboll.

Mickoski, së bashku me disa ministra, mes të cilëve Durmishi, Nikolloski dhe Mucunski, por edhe biznesmenë nga Maqedonia, gjatë këtyre dy ditëve ndodhen në qendrën më të madhe ekonomike të Turqisë, Stamboll, me qëllim lidhjen e biznesmenëve të Maqedonisë dhe të Turqisë.Sipas përshtypjeve të ditës së parë, Mickoski thotë se interesimi i biznesmenëve turq për investime në Maqedoni ka qenë i madh.“Qëllimi ynë është që ekonomia jonë maqedonase dhe bizneset tona të lidhen me bizneset këtu në Stamboll, në Turqi. Ekziston vërtet një interes i madh nga biznesmenët turq për investime në Maqedoni. Ajo që ne do të bëjmë këto dy ditë këtu në Stamboll është të prezantojmë mundësitë e ekonomisë maqedonase dhe të gjitha mundësitë dhe mbështetjen që ne si Qeveri japim për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments