15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeDeklarata e MSH ku V. Filipçe arsyeton Raportin e Komisionit për...

Deklarata e MSH ku V. Filipçe arsyeton Raportin e Komisionit për sëmundje infektive drejtuar Qeverisë ( video )

Deklarata e MSH V. Filipçe për Raportin e Komisionit për sëmundje infektive ( video )

Mediat maqedonase kanë publikuar pjesë nga raporti që komisioni për sëmundje infektive i ka dërguar Qeverisë e ku konstatohet se pandemia është në fazë të qetësimit, ndërsa përgjigja përmban disa pika, gjendjen epidemiologjike, parashikime për periudhën në vijim, fushatën parazgjedhore dhe ditën e votimit.

Raporti i Komisionit për sëmundje infektive

“Numri i të sëmurëve të rinj nga KOVID19 në vendin tonë ka rënë dukshëm dhe për dhjetë herë ka rënë incidence prej para një muaji. Kjo është falë masave të Komisioni për sëmundje infektive e të cilat ministri i shëndetësisë ia ka përcjellur Qeverisë”

Në raport potencohet se “nuk priten befasi të mëdha dhe rritje të menjëhershme të numrit të rasteve të reja”. Por, njëkohësisht paralajmërohet se gjendja me Kovid19 do të zgjasë për një periudhë më të gjatë, më saktë deri në gjetjen e vaksinës dhe aplikimit të saj mes popullsisë në drejtim të krijimit të imunitetit kolektiv.

Si faktorë që do të mund të ndikonin negativisht në gjendjen momentale janë theksuar katër, hapja e kufijve vendor, pushimet verore jashtë vendit, fillimi i vitit shkollor dhe fillimi i sezonit të gripit. Këto janë pritet kur sipas komisionit, ashtu siç kalon koha, gjithnjë e më shumë do të rritet edhe rreziku nga vala e dytë e pandemisë.

Dokumenti i komisionit për sëmundje infektive ka dhënë protokole edhe për fushatën parazgjedhore, ku thuhet të mos organizohen tubime të mëdha dhe sipas mundësisë të sigurohet zërim, të mbahet distance fizike prej 1.5-2 metër, në fushatën derë më derë, detyrimisht të mbahen maska mbrojtëse, të ruhet distance me bashkëbiseduesit dhe të mos hyhet nëpër shtëpi. Aktivitetet partiake të zhvillohen në ambiente të hapura, por nëse nuk ka kushte atëherë në ambient të mnyllur më së shumti mund të zgjasin dy ore dhe pas përfundimit të ajroset dhe dizenfektohet hapsira. Protokoli i fushatës parasheh që pikat mobile për promovim të programeve partiake të mos shndërohen në qendra grumbullimi të qytetarëce, ndërsa transporti i organizuar partiak të realizohet me mjete të transportit publik dhe me kapacitet të mbushur më së shumti 50%.

Ditën e votimit të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhor dhe vëzhguesit obligohen të mbajnë maska dhe në çdo vendvotim të ketë pajisje për dezinfektim dhe kosh për hedhje të mbeturinave. Votuesit, do të duhet të mbajnë distancë prej 1.5 deri më 2 metër, gjatë hyrjes në objektin e votimit të dizenfektohen, ndërsa gjatë dhënies së letërnjoftimit shkurtimisht të heqin maskën sa për identifikim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments