11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaEkonomi“Dauti-Komerc” vendosi gur themelin e Qendrës për Export

“Dauti-Komerc” vendosi gur themelin e Qendrës për Export

Kompania “Dauti-Komerc”, ka bërë vendosjen e gur themelit të Qendrës për Export, në Saraj të Shkupit. Hapësira e Qendrës për Export, do të ketë një sipërfaqe prej 30 mijë metra katror dhe do të ketë kapacitet prej 50 mij tonë mallra si dhe do të jetë sipas trendeve bashkohore. Kompania në kontinuitet ka bërë investime kapitale në rritjen e kapaciteteve logjistike.

Drejtori I  gjeneral I kompanisë “Dauti-Komerc”, Xhemail Dauti, u shpreh se ndërtimi i Qendrës u imponua si nevojë e zhvillimit të kompanisë e cila është e koncentruar në exportin e prodhimeve vendore në tregjet evropiane dhe do të jetë shtytëse e biznesit në vend.

“Ne po transformojmë mënyrën  e tregtisë në një formë më të avancuar. Prodhuesit vendorë si të vetëm nuk kanë fuqi të jenë në tregjet e BE-së, por ne jemi të specializuar në pjesën e Distribumit dhe do të krijojmë mundësi të reja”, u shpreh Xhemail Dauti, drejtror i përgjithshëm i “Dauti-Komerc”,

Në këtë event të gur themelit, ishin të pranishëm kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, Nagip Fejzi,  kryetar i Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar, kryetari I OEMVP-së Mendi Qyra dhe biznesmen nga vendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments