Arkëtimi i tatimeve dhe kontributeve në gjysmën e parë të vitit 2026 arriti në 2 miliardë e 271 milionë euro, që është 231,8 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).
Sipas të dhënave të DAP-it, të hyrat nga tatimet kanë shënuar rritje prej 14,9 përqind, ndërsa të hyrat nga kontributet sociale janë rritur për 7,6 përqind.
“Arkëtimi i qëndrueshëm i të hyrave është një nga parakushtet kryesore për financa publike stabile, përmbushje me kohë të detyrimeve buxhetore dhe sigurimin e mjeteve për shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale, infrastrukturë dhe shërbime të tjera publike”, thuhet në njoftimin e DAP-it.
Në bazë të tatimit mbi fitimin, gjatë gjashtëmujorit të parë janë arkëtuar 224,5 milionë euro, që paraqet rritje prej 14,5 përqind në nivel vjetor.
Nga DAP theksojnë se njëkohësisht është regjistruar rritje e konsiderueshme edhe te tatimet.
Sa i përket tatimit mbi të ardhurat personale, janë arkëtuar 285,2 milionë euro, që paraqet rritje prej 11,7 përqind.
