8.9 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDanimarka heq të gjitha kufizimet për COVID-19

Danimarka heq të gjitha kufizimet për COVID-19

Në Danimarkë janë hequr të gjitha kufizimet e lidhura me koronavirusin. Nga 29 marsi qytetarët më nuk do të duhet të testohen brenda 24 orësh para se të hyjnë në këtë shtet.

Ky kusht aplikohej vetëm për personat e pavaksinuar apo ata që nuk kishin qenë të infektuar me koronavirus, e të cilët hynin në Danimarkë nga ndonjë shtet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen.

Që prej 1 shkurtit, në Danimarkë kanë filluar të hiqen masat kundër koronavirusit, pavarësisht se vendi në atë periudhë kishte regjistruar numër të lartë të infektimeve me sëmundjen COVID-19.

Por, pavarësisht kësaj, vetëm masa për hyrjen në shtet kishte mbetur në fuqi, teksa varianti Omicron vazhdon të jetë dominues.

Megjithatë, që prej shkurtit, rastet e reja me koronavirus kanë rënë, por po ashtu ka rënë numri i testimeve./R.E.L

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments