13.9 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeÇulevi: MPB i dha një kompanie biznes milionësh për ushqime edhe pse...

Çulevi: MPB i dha një kompanie biznes milionësh për ushqime edhe pse ka kuzhinën e saj

VMRO-DPMNE akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme se i ka dhënë një biznes miliona dollarësh një kompanie private për blerjen e ushqimeve edhe pse ajo ka kuzhinat e veta. Nga MPB thonë se kuzhinat e MPB-së nuk janë mirëmbajtura mirë dhe me kontratët që kanë shëbimet i kanë më të mira, transmeton Telegrafi.

Nga VMRO-DPMNE thonë se policët në objektin në Gjorçe Petrov dhe në Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë do të hanë ushqime të siguruara nga një kompani private e themeluar me mbështetjen financiare të pushtetit aktual.

Ata thonë se bëhet fjalë për super biznes që i mundëson kompanisë “Industri servis” të shpenzojë mbi 7 milionë euro për ushqim, për të siguruar rreth 1 mijë vakte në ditë.

Për kompaninë “Industri Servis” nga kjo parti thonë se ka pasur biznese tjera me Qeverinë, dhe tashmë ka marrë grant prej 10 milionë denarë nga Qeveria e LSDM-së për ndërtimin e fabrikës.

“Përderisa në objektet e MPB-së ka kuzhinë me pajisje moderne të reja për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve që i plotëson të gjitha standardet e HASAP, ministri Spasovski po hedh miliona euro në tenderë për ushqim”, deklaroi në konferencën për media Naqe Çulev nga VMRO-DPMNE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments