6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeCilat probleme teknike në BeH e penguan Osmanin të udhëtojë në Sarajevë?...

Cilat probleme teknike në BeH e penguan Osmanin të udhëtojë në Sarajevë? Heshtje në MPJ

Një orë pasi mediat boshnjake njoftuan se vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Bujar Osmani në Sarajevë ishte anuluar, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë tha se ata nuk kishin asnjë informacion në lidhje me shtyrjen e vizitës. Zëdhënësi Bekri Ajdini tha për Faktor se ai nuk mund të konfirmonte asgjë dhe se do të dërgonte një kumtesë zyrtare, përcjell Zhurnal.mk.

Informacioni në lidhje me shtyrjen e vizitës së Ministrit të Jashtëm erdhi nga Ministria e Punëve të Jashtme e BeH, deklarata e së cilës u citua nga disa media boshnjake. Në njoftim thuhet se vizita duhej të shtyhej për shkak të problemeve teknike në lidhje me ardhjen e delegacionit nga Maqedonia e Veriut ndërsa një datë e re për vizitën do të përcaktohet më tej, por sidoqoftë, Ajdini pretendoi se nuk dinte asgjë.

Paraprakisht ishte njoftuar se gjatë vizitës, përveç homologes së tij, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviç, Osmani do të pritet në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës, i cili do të do të ketë takim me anëtarin e Presidencës Shefik Xhaferoviç dhe do të ketë takime me kryetarët e dy dhomave të Parlamentit të Bosnje dhe Herzegovinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments