0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaKulturëCilat gjuhë janë folur në Evropë rreth 1400 vjet më parë .Ndër...

Cilat gjuhë janë folur në Evropë rreth 1400 vjet më parë .Ndër gjuhët e folura edhe gjuha shqipe …Harta

Një hartë është shfaqur në rrjetet sociale që tregon se cilat gjuhë janë folur në Evropë rreth vitit 600 pas Krishtit.Theksohet se shumica e njerëzve modernë nuk do të mund të komunikonin në atdheun e tyre “nëse do të ktheheshin aksidentalisht në të kaluarën në vitin 600 para Krishtit”.

Në hartë mund të shohim se në atë kohë flitej gjuha gjermanike veriore (skandinave) e Norvegjisë mesjetare, Islandës, Danimarkës dhe Suedisë. Gjuhët moderne skandinave rrjedhin nga ajo gjuhë.

Në territorin e Greqisë dhe Turqisë së sotme flitej gjuha koine, e cila ndër të tjera është gjuha e Dhiatës së Re. Kjo gjuhë flitej nga njerëz që jetonin në Greqi, Azinë e Vogël, Egjipt dhe Levant. Koine, është një gjuhë e zakonshme e bazuar në gjuhën greke.

Në një pjesë të mirë të Evropës në atë kohë flitej edhe gjuha sllave dhe një numër i madh njerëzish flisnin gjuhët romane perëndimore dhe romane lindore. Në Itali flitej italisht-dalmatishtja, si dhe sardinishtja.

https://nova.rs/svet/koji-su-se-jezici-govorili-u-evropi-pre-oko-1-400-godina-mapa/?fbclid=IwAR2WyEMAmZa13zA3aVc5UPpVYIGidepZbSHEsRwkfNo3enwRXG0b_lTjTJI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments