Kryetari aktual i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, është një nga dy kryetarët e koalicionit qeverisës VLEN, i cili u bë parti. Bashkëkryetari tjetër është Bilall Kasami, kryetari aktual i Komunës së Tetovës, transmeton Portalb.mk.
eMagazine shqyrtoi se çfarë pasurie deklaroi Mexhiti në Komisionin Kundër Korrupsionit kur u bë kryetar i Komunës së Çairit për herë të katërt.Sipas të dhënave që ai ka deklaruar në Komisionin Kundër Korrupsionit kur mori mandatin e katërt në Komunën e Çairit, Mexhiti nuk ka pasuri të paluajtshme në emrin e tij. Ai figuron se jeton në shtëpinë e prindërve, në vlerë prej 9.200.000 denarësh, ndërsa posedon një veturë të markës Peugeot në vlerë prej 1.359.000 denarësh.

Bilall Kasami ka paraqitur
