10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeCertifikata e vaksinimit, sot mbahen protesta

Certifikata e vaksinimit, sot mbahen protesta

Sot në SHKUP në ora 19:00 do të mbahet protestë kundër masave të reja anti-Covid-19, masa këto të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme (16.08.2021). Protestën kundër masave të reja anti-Covid-19 do ta mbështesin edhe nga Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë së Veriut. Nga atje theksojnë se masat e reja të miratuara nga Qeveria bëjnë diskriminim mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve. Nga KSL-ja shtojnë se janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës. Gjithashtu nga KSL potencojnë se ligjet vendore dhe Kushtetuta nuk i detyrojnë punëtorët për vaksinim të detyrueshëm dhe thonë se çdo lloj diskriminimi bazuar në faktin nëse dikush është vaksinuar apo jo është i paligjshëm dhe aktet ndërkombëtare i referohen të njëjtës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments