12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaEkonomiCenometar.mk: Për dy javë – shtrejtime që s’mbahen mend

Cenometar.mk: Për dy javë – shtrejtime që s’mbahen mend

AKSION I KOORDINUAR I MARKETEVE NË KURRIZ TË POPULLIT

Sipas ueb-servisit Cenometar.mk, në dy javët e fundit janë vërrejtur shtrenjtime enorme të shumë produkteve nëpër markete.

Cenometar.mk vlerëson se shtrenjtimet janë sistematike dhe se nuk bëhet fjalë për inflacion, por për një aksion të koordinuar për ngritjen e cmimeve të shumë produkteve, me justifikimin e inflacionit apo cënimit të zinxhirit të furnizimit. Sipas tyre, indikative paraqitet rasti ku shumë markete, për produkte të njëjta kanë rritje të njëjtë të cmimeve, pa asnjë denar dallime, që sipas Cenometar.mk, con drejt monopolizimit.

Për të ilustruar sinkronizimin, kjo ueb faqe ka publikuar rritjen mesatare të cmimeve të zinxhirëve më të mëdhenj tregtar në vend.

-Kaçkavali Ajdamer dhe Gauda – rritje prej 43 denarë

-Vezët – rritje festive prej 48 denarë

-Mishi i grirë – rritje prej 10 denarë

-Mishi i gjedhit – rritje prej 84 denarë

-Sheqeri – rritje prej 16 denarë

-Jogurti – rritje prej 10 denarë

-Domatet – rritje festive mbi 50 denarë

-Vaji i ushqimit – rritje mesatare prej 40 denarë.

“Shtrenjtimi i këtillë i sinkronizuar të artikujve që s`kanë të bëjnë me zinxhirët e furnizimit, e as me presione të inflacionit, mund të intepretohet si monopolizim i sinkronizuar në heshtje, në kurriz të qytetarëve. Autoritetet tona financiare as që e kuptojnë konceptin përmes së cilit plaçkitet populli, e as që dijnë ta parandalojnë”

Kur jemi te vaji i ushqimit, sipas Cenometar.mk, simptomatike është se në marketet ku cmimi është rreth 2 euro, nuk gjendet nëpër rafte, kurse nëpër markete ku cmimi është rreth 2.5 euro raftet janë përplot me këtë product. linku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments