4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaEkonomiBuxheti i ri i Ministrisë së Bujqësisë/ Grante për bizneset e vogla...

Buxheti i ri i Ministrisë së Bujqësisë/ Grante për bizneset e vogla familjare

Buxheti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, një nga masat kryesore do të ketë mbështetja për bizneset e vogla familjare. Për këtë qëllim janë planifikuar gjithsej 35 milionë denarë, ndërsa aplikantët mund të marrin ndihmë të pakthyeshme prej 10.000 euro.

Me 35 milionë denarë, buxheti i bujqësisë për vitin 2023 ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve të vegjël. Fermat familjare do të mund të aplikojnë për grant deri në 600.000 denarë.

Ata do të duhet të regjistrohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, në mënyrë që të mund të shesin nga pragu ose ferma e tyre.

Ministria pret mbi 2000 prodhues të rinj të regjistruar vendas të ushqimit.

Për furnizimin direkt me sasi të vogla qumështi deri në 100 litra në ditë duhen plotësuar disa kushte.

Pas mjeljes, qumështi duhet të ftohet menjëherë në një temperaturë nën 4 gradë dhe t’i dorëzohet konsumatorit përfundimtar brenda 24 orëve, qoftë i ambalazhuar apo i pa ambalazhuar. Mund të përzihet vetëm qumështi i papërpunuar nga dy mjelje të njëpasnjëshme.

Qumështi gjatë shitjes duhet të deklarojë se është qumësht i freskët, emrin dhe adresën e prodhuesit, numrin e regjistrimit të fermës dhe objektit, datën e mjeljes, llojin e kafshës dhe sasinë neto.

Për prodhimin e djathrave, gjizës, yndyrës së lopës, kremit dhe produkteve të tjera, objekti duhet të jetë i regjistruar dhe sasia e qumështit që mund të përpunohet nuk mund të jetë më shumë se 100 litra në ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments