13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeBulevardi i Tetovës ende i papërfunduar! Kryetarja thotë se po punohet me...

Bulevardi i Tetovës ende i papërfunduar! Kryetarja thotë se po punohet me ritmin e paraparë

https://tv21.tv/bulevardi-i-tetoves-ende-i-paperfunduar-kryetarja-thote-se-po-punohet-me-ritmin-e-parapare/

Edhe pse ka filluar vendosja e stolave dhe ndriçimit në bulevardin “Iliria” në Tetovë, procesi po ecë me ritëm të ngadalshëm. Kryetarja e Komunës, Teuta Arifi thotë se vendosja e ulëseve dhe dritave e ka tempon e vet dhe të njëjta do të vendosen në bazë të dinamikës së paraparë.

 “Sa i përket bulevardit “Iliria” është në mënyrë të koordinuar vazhdimi me bankat dhe ndriçimin, tani ka tempon e vet, mund të jetë ngadalë-shpejtë, por është në vijim e sipër”, tha Teuta Arifi – kryetare e Komunës së Tetovës.

Ky bulevard ka filluar që të ndërtohet në vitin 2017, por i njëjti edhe sot kësaj dite nuk ka përfunduar. Në fillimin, komuna e Tetovës premtoi një shëtitore me të gjithë standardet. Punët për ndërtimin e të njëjtës filluan shpejt, por përfundimi nuk është duke ndodhur ashtu siç është paraparë. Në këtë bulevard sipas planit fillestar ishin paraparë edhe gjithsej:

73 shtylla metalike

12 çezme me ujë për pije

75 mbrojtëse për drunjtë

22 shporta për mbeturina,

32 konstruksione për parkim të biçikletave

233 ulëse të drunjta

Ky bulevard Komunës së Tetovës i ka kushtuar mbi 70 milionë denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments