6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAutostradaTetovë-Gostivar,që nuk plotëson kushtet

AutostradaTetovë-Gostivar,që nuk plotëson kushtet

Rruga Tetovë – Gostivar në fjalorin e përditshëm të qytetarëve, por edhe politikanëve quhet si “autostradë”, por në fakt kjo rrugë nuk plotëson as kushtet elementare për të qënë e tillë. Nuk ka korsi ndihmëse, nuk ka mbrojtëse anash, asfalti është i degraduar, ndërsa qytetarëve iu merren para çdo ditë si taksë rrugore në dy pikëpagesat e kësaj rruge. Taksë rrugore paguajnë edhe banorët e fshatrave përreth, të cilëve u duhet të qarkullojnë edhe disa herë brenda ditës nëpër pikëpagesat rrugore dhe për këtë sërish paguajnë taksë. Edhe përkundër ankesave e protestave, sidomos të qytetarëve të fshatit Sedllarcë në Bogovinë, sërish problemi i tyre mbetet e pazgjidhur, shkruan in7.

Por a e dini se sa para duhet të harxhojë vetëm për qarkullim në këtë rrugë një qytetar nga Gostivari, Kërcova, Dibra apo Struga, që punon në Tetovë apo Shkup? Nëse eliminojmë opsionet e vendeve më të largëta, sërish ka shumë qytetarë nga Gostivari që udhëtojnë përditë në vendin e tyre të punës në Shkup apo edhe Tetovë. Sipas llogaritjeve dhe hulumtimit tonë, arritëm në përfundim se një punëtor nga Gostivari që udhëton përditë me makinën e tij në Shkup, harxhon rreth 1126 euro në vit vetëm për taksë rrugore në 4 pikëpagesa përgjatë autostradës. Kjo i bie se të paktën tre rroga mesatare mujore, një qytetar nga Gostivari, Kërçova apo më larg, që udhëton përditë në Shkup, i harxhon vetëm për taksë rrugore. Prej këtyre mjeteve, pothuajse gjysmat harxhohen në rrugën Gostivar – Tetovë. Diçka më shumë se një rrogë e gjysmë në vit, një qytetar që kalon përditë rrugën Gostivar – Tetovë, i harxhon vetëm për taksë rrugore. Nëse këtë e krahasojmë me një vend perëndimor ku rrugët dhe kushtet rrugore janë shumë më më mira se këtu tek ne, do të nxjerrim përfundim befasues, si për shembull me Zvicrën. Një qytetar i Zvicrës, për përdorimin e rrugëve shtetërore, autostradave e tuneleve të vendit, paguan taksë rrugore prej 40 frangash në vit. Ndërsa në Maqedoni, në rrugën pa asnjë standard Gostivar – Tetovë, 40 franga harxhohen në më pak se tre javë. Ndërkaq në Gjermani taksa rrugore është pa pagesë për qytetarët e huaj që vizitojnë vendin, ndërsa për qytetarët vendas taksa është e inkuadruar tek vlera e targave të automjetit. Në Slloveni paguhet rreth 95 euro në vit, ndërsa në Austri 8 euro në javë.

Çështja e kësaj rruge disa herë është shtruar për diskutim edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Vetëm pak ditë më parë, deputeti opozitar, Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët i shtroi pyetje Ministrit të Transportit, Bllagija Boçvarski rreth statusit të kësaj rruge, për taksat që paguajnë qytetarët dhe pët premtimet e parealizuara rreth rikonstruimit të saj.
Ministri Boçvarski sërish premtoi rregullimin e rrugës, ndërsa për statusin e kësaj rruge dhe për taksën rrugore, ai theksoi se kjo buron nga ligji dhe se pagesa duhet të ketë, që të ketë funksionim të mirë të institucioneve përkatëse kompetente.in7.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments