19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani:Regjistrimi i pakicës bullgare, Organizatat qytetare duhet t'a kërkojnë grafën etnike

Bujar Osmani:Regjistrimi i pakicës bullgare, Organizatat qytetare duhet t’a kërkojnë grafën etnike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mëngjesin e sotëm është pajtuar me reagimet në lidhje me të drejtat e pakicës bullgare në vendin tonë. Ne FB shkruan

Në publik janë shfaqur reagime lidhur me statusin dhe të drejtat e komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këto reagime së pari u plasuan si mendime dhe pikëpamje të shoqatave të caktuara qytetare, ndërsa pastaj u theksuan edhe si një problem nga përfaqësues të caktuar zyrtarë të Republikës së Bullgarisë.Më lejoni të theksoj:Republika e Maqedonisë së Veriut ka një model jashtëzakonisht të suksesshëm të shtetit multietnik. Përveç të drejtave kolektive të komuniteteve më të mëdha, ekzistojnë mekanizma funksional për mbrojtjen e bashkësive më të vogla etnike. Në këtë kuptim, askush nuk duhet të kufizoj të drejtat e komunitetit Bullgar në vend, dhe veçantitë e tyre; përkundrazi, organizatat qytetare duhet të inkurajohen që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të përfshihen në të gjithë mekanizmat për realizimin e të drejtave të tyre kolektive.Përfaqësuesit e këtyre shoqatave, menjëherë duhet t’i kontaktojnë organet e regjistrimit, dhe të kërkojnë një grafë të përshtatshme brenda regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të shpërndarjes kuantitative, demografike dhe gjeografike të këtij komuniteti të veçantë, gjë që do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në formimin e politikave të ardhshme të Qeverisë, të njësive përkatëse të vetëqeverisjes lokale dhe të vendit në përgjithësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments