7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: SHBA-të janë partner i yni strategjik, Evropa është e impresionuar...

Bujar Osmani: SHBA-të janë partner i yni strategjik, Evropa është e impresionuar me reformat në vend

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar lartë angazhimin e SHBA-së për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, duke kujtuar se SHBA-të janë partnerë strategjik i vendit.

“Gjithmonë kur SHBA-të dhe BE kanë bashkëpunuar zgjidhjet kanë qenë më të qëndrueshme”, ka qenë decid kryediplomati Osmani në intervistën e tij të sontme në televizionin nacional.

Osmani ka komentuar edhe takimet e fundit në kryeqendrat e vendeve evropiane ku ka marr përkrahje maksimale por edhe konfirmim për rrugën e mbarë që e ka shteti, duke bërë më dije deklaratën e Ministrit të Jashtëm danez, Jeppe Kofod, i cili pas takimit me Ministrin Osmani tha:

“Ne jemi të impresionuar nga ritmi me të cilin po ndodhin reformat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne shpresojmë të hapim negociatat e pranimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur. Një shembull i mirë për rajonin”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments