13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani në B e H : Takime me kryetarë komunash dhe...

Bujar Osmani në B e H : Takime me kryetarë komunash dhe përfaqësues të sektorit civil që punojnë në projekte të mbështetura nga OSBE

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot vazhdon vizitën dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjatë ditës, Osmani do të bëjë vizita në terren në Jabllanicë dhe Mostar dhe do të njihet nga afër me projektet e rëndësishme që këto komuna po i realizojnë me mbështetjen e OSBE-së.

Po ashtu, Osmani do të ketë takime edhe me Kryetarët e këtyre komunave, Damir Shabanoviq dhe Mario Kordiq.

Jabllanica është një nga komunat në Bosnje dhe Hercegovinë që është pjesë e projektit të mbështetur nga OSBE, “Mundemi më mirë”, i cili synon të forcojë besimin dhe lidhjen midis komuniteteve në BiH.

Për të theksuar rëndësinë e punës së sektorit joqeveritar, Osmani do të mbajë edhe një takim me organizatat joqeveritare që punojnë në çështje kyçe, si mbrojtja e grupeve të ndjeshme të qytetarëve, trafikimi me qenie njerëzore, dhuna gjinore, ekologjia dhe lufta kundër korrupsionit në BiH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments