8.8 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani afër përfundimit të nënshkrimeve, Taravari dështon që nga fillimi ngecje...

Bujar Osmani afër përfundimit të nënshkrimeve, Taravari dështon që nga fillimi ngecje mes VLEN-it

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani duket të jetë rreth përfundimit të grumbullimit të nënshkrimeve për të hyrë në garën për president. Sipas burimeve të Top24, kandidati i BDI-së, Bujar Osmani deri tani ka grumbulluar mbi 8400 nënshkrime nga dhjetë mi nënshkrimet e nevojshme. Burime për portalin tonë theksojnë që ky proces pritet të përmbyllet deri në mbrëmje, shkruan Top24

Nga ana tjetër kandidatura e Arban Taravarit si duket has në vështirësi për të grumbulluar nënshkrimet e nevojshme edhe pse brenda kampusit të tyre janë mbledhur më shumë se pesë grupacione por siduket, anëtarësia e opozitës nuk e pranon Taravarin si kandidat të përbashkët. Sipas të dhënave zyrtare nga KSHZ të datës 24.02.2024, Taravari gjithësej ka grumbulluar 246 nënshrkime në krahasim me Bujar Osmanin që po ashtu sipas këtyre të dhënave ka grumbulluar 5405 nënshkrime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments