14.5 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeFitorja e VMRO DPMNE në Maqedoninë e Veriut,Ilir Meta përshëndet Mickoski-n

Fitorja e VMRO DPMNE në Maqedoninë e Veriut,Ilir Meta përshëndet Mickoski-n

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta përshëndeti rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Meta thekson se Maqedonia e Veriut do të jetë e dyta në Europë për klimën klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

“Faleminderit Mickoski, që nuk more i vetëm 61 mandate. Je treguar gentlemen i vërtetë. Me ju Maqedonia e Veriut nuk do të jetë e 5-ta në Europë për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja por të paktën e dyta në Europë”, iu drejtua Meta kreut të partisë fituese të zgjedhjeve.

VMRO DPMNE-ja shënoi fitore të thellë si në presidenciale edhe në zgjedhjet parlamentare, me mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, në paraqitjen e parë para medieve paralajmëroi formimin e Qeverisë së re me koalicionin e opozitës shqiptare, VLEN, pavarësisht se zgjedhjet në mesin e shqiptarëve i fitoi Fronti Evropian, i kryesuar nga BDI-ja

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments