4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBritania heq karantinën për udhëtarët nga jashtë. Merrej vendimi që pritej për...

Britania heq karantinën për udhëtarët nga jashtë. Merrej vendimi që pritej për shqiptarët.

Duke nisur nga 10 korriku, udhëtarëve nga një sërë shtetesh, nuk do t’i duhet të qëndrojnë për dy javë të izoluar.

Britania e Madhe vendosi të heqë karantinën 14 ditore, të detyrueshme deri më tani për personat që mbërrinin nga jashtë, por kjo nuk i prek të gjitha vendet.

Megjithatë jashtë ka mbetur Shqipëria, ndryshe nga Serbia, Kroacia, apo edhe dy vendet e tjera fqinje në BE, Italia e Greqia.

Kjo pasi shqiptarët nuk duhet të udhëtojnë në vendet e BE-së, nisur nga situata Covid-19, deri në një vendim të dytë.

Shteti qe e vendosi me shumë vonesë  karantinën pas përhapjes së koronavirusit në Europë, u tregua tejet ngurrues në heqjen e saj. Vetëm në 4 korrik mundën të rihapen atje restorantet, hotelet dhe parukeritë, e u lehtësuan masat e distancimit fizik.

Në mënyrë të vazhduar, kryeministri Boris Johnson përsëriste se  të gjitha masat janë fleksibile, dhe mund të kthehen mbrapa. Sipas këshilltarit për mjekësi në qeverinë britanike, Chris Ëhitty, lehtësimi i masave përfaqëson “balancim të arsyeshëm të rrezikut”.

Mbretëria e Bashkuar numëron deri tani 283 mijë infektime nga koronavirusi e gati 44.000 vdekje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments