8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBrenda 24 orëve asnjë viktimë nga Covid-19, regjistrohen 163 raste të reja

Brenda 24 orëve asnjë viktimë nga Covid-19, regjistrohen 163 raste të reja

Asnjë viktimë nga korona virusi brenda 24 orëve, informojnë nga ministria e Shëndetësisë, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 1636 teste të bëra. Rastet e reja janë paraqitur në Shkup 52, në Shtip 33, në Kumanovë 21, në Gostivar 17, Strugë 7, Manastir 5, në Tetovë 4,  Kavdar 4, Demri Hisar 3, Shën Nikollë 3, në Dibër 2, Kocan 2, Probishtip 2, Strumicë 2 , Ohër 1, Makedonski Brod 1, Kërcovë 1 dhe Resnje 1 rast.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 69 pacientë të shëruar. Të shëruarit janë 41 nga Shkupi, 10 nga Shtipi, 6 nga Gostivari, 4 nga Prilepi, 3 nga Velesi dhe në Dibër, Tetovë dhe Probishtip nga 1 rast.

Nga fillimi I pandemisë në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 9412 të infektuar me koronavirus dhe janë shëruar 4940 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 432 të infektuar. Numri i rasteve aktive në vend arrin 4040.TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments