11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBota“Bomba ndotëse” në Ukrainë?

“Bomba ndotëse” në Ukrainë?

Moska akuzon Kievin. Zelenski: Do të përdoren nga rusët, jo nga ne

Perëndimi akuzon Rusinë se po sajon skenarë mbi rrezikun e përdorimit të armëve radioaktive nga ukrainasit për të përshkallëzuar tensionet në këtë vend.

Shkak janë bërë deklaratat e Ministrit Rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili paralajmëroi se Kievi pritet të sulmojë rajonin jugor të Hersonit me të ashtuquajturat “Bomba ndotëse”. Këto bomba, pasi shpërthejnë përhapin material radioaktiv vdekjeprurës.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se armë të tilla mund të përdoren vetëm nga Moska përderisa hedh akuza të tilla të pabaza ndaj ukrainasve, të cilët nuk i disponojnë këto bomba.

Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës, në një deklaratë të përbashkët thanë se mbështesin Kievin përballë këtyre akuzave të Moskës.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments