19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme“BOLL MË”: TË FALEN BORXHET NDAJ EVN-së TË KATEGORIVE SOCIALE

“BOLL MË”: TË FALEN BORXHET NDAJ EVN-së TË KATEGORIVE SOCIALE

“DY MUAJ NUK KA PËRGJIGJE NGA INSTITUCIONET”


Iniciativa Qytetare “Boll Më” në vazhdën e aktiviteteve kundër rritjes së cmimit të energjisë elektrike, përmes një konference për media para ndërtesës së Qeverisë ka kërkuar subvencionimin e rasteve sociale si dhe faljen e borxheve të kategorive socile si dhe zgjerimi i kësaj shtrese me familjet që kanë nga një pension minimal ose rrogë minimale, si dhe falja e të gjithë kamatave vonesave për të gjithë konsumatorët në përgjithësi.

Në datë 19 dhjetori 2020, të njëjtin propozim – kërkesë e parashtron Komisioni Rregullator i Energjetikës në Ministrinë e Ekonomisë, subvencionim të rasteve sociale dhe përfshirjen në këtë kategori edhe të familjeve që kanë pension dhe rrogë minimale. U bë gati dy muaj dhe nuk ka asnjë lëvizje nga Ministria e Ekonomisë si dhe nga kryeministri, Zoran Zaev. Jemi të ngopur me gënjeshtra, jemi të ngopur me premtime boshe, jemi të ngopur me fjalë boshe – ka thënë Krenar Osmani nga Iniciativa Qytetare “Boll Më”.

“Boll Më” ka akuzuar EVN-në se lëshon fatura paushallë të energjisë elektrike, të cilat nuk pasqyrojnë harxhimet reale që bëjnë qytetarët. Sipas argumenteve të kësaj iniciative, të cilat i bazojnë në burime të ekspertëve të fushës, Instituti metereologjik pranë Ministrisë së Ekonomisë, i cili është i vetmi institucion i licencuar për kontrollimin e orëmatësve të EVN-së, nuk ka laborator personal, por vetëm i vulos vendimet që i merr nga EVN. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments