8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBoki 13 padit funksionarë dhe ish funksionarë

Boki 13 padit funksionarë dhe ish funksionarë

Boki 13 në Prokurorinë e Shkupit ka ngritur padi penale për funksionarë të tanishëm dhe të mëhershëm. Avokati i tij nuk deshi t’i tregojë emrat e tyre, por vetëm veprat që kanë kryer. Bëhet fjalë për vepra penale; mashtrim, zhvatje, deklarime të rrejshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndikim të kundërligjshëm si dhe kurim i pandërgjegjshëm. Avokatët e tij thonë se me ngritjen e këtyre padive nuk mund të ndikohet në rastet “Reket” dhe “Lidhja Ndërkombëtare”.

Ngritja e padive penale me statusin e tij në atë rast nuk mund të ndryshohet. Apo thënë më ndryshe, nëse më pyesni, nëse me këto padi penale dëshiron ta lehtësojë statusin e tij në ato procese, përgjigja është jo”-tha Sasho Dukovski, avokat.

Boki 13 në shoqërim të policisë nga burgu i Shutkës u soll në Prokurorinë e Shkupit ku me orë të tëra i arsyetonte paditë e tij. Paditë penale Boki 13 i ngriti saktë një javë pasi mori 9 vjet burg për rastin “Reketi”. Pas shqiptimit të dënimit tha se paratë duhet të kërkohen te vëllezërit Zoran dhe Vice Zaevi. Javën e ardhshme fillon gjykimi i rastit “Lidhja Ndërkombëtare” ku Jovanovski si kryetar i Lidhjes është i akuzuar i parë për larje parash dhe mashtrim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments