13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBllokimi mund të sjellë incident në Kuvend? –Skender Rexhepi-Zejd: Nëse e duan,...

Bllokimi mund të sjellë incident në Kuvend? –Skender Rexhepi-Zejd: Nëse e duan, bujrum

Deri në pafundësi do ta çojmë nëse duhet bllokimin e Kuvendit. Kështu deklaron deputeti nga Koalicioni ASH-AAA, Skender Rexhepi sipas të cilit, opozita shqiptare është e gatshme për gjithçka derisa nuk kalon Ligji për Shtetësi.

Rexhepi i bëri këto komente sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi. Kur u pyet se nëse kjo mund të çojnë në incident, ai u përgjigj:

Pse të vijë në incident ose edhe nëse vjen nuk do vijë nga ne. Ne do ta bllokojmë foltoren e Kuvendit, nëse ata duan të na largojnë dhe duan inicdent, bujrum. Kanë punë me 82 mijë shqiptarë që i mbrojmë, aq vota kemi marrë në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Rexhepi.

Ai tha se kryeministri Zaev u kishte premtuar se Ligji për Shtetësi do të ketë mbështetje nga LSDM, por tani ka ndryshuar mendje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments