QEVERIA E PRERË: REGJISTRIMI NUK DO TË ANULOHET

61

RRETH 50.000 QYTETARËT NGA DIASPORA JANË VETËREGJISTRUAR


Enti Shtetëror i Statistikës pa vonesa i zbaton aktivitetet rreth regjistrimit, i cili tashmë ka filluar më 1 mars për diasporën dhe për një pjesë të popullatës vendase. Partitë në pushtet pohojnë se numërimi i popullatës nuk do të anulohet dhe do të rrumbullakësohet më 21 prill. Opozita gjithnjë e më shumë shërbehet numrin e rritur të të infektuarve të rinj me virusin korona, si argument shtesë për kërkesën e saj – regjistrimi të zhvendoset në muajin shtator. Deri sot në drekë rreth 50 mijë të shpërngulur nga Maqedonia e Veriut janë vetëregjistruar në aplikacion.

Gjithsejt 49 mijë e 873 të shpërngulur nga Maqedonia e Veriut, nga 1 marsi deri më sot janë regjistruar në ueb-aplikacionin për regjistrim të diasporës nga vendi. Nga Enti Shtetëror i Statistikës, organi kryesor i angazhuar për numërimin e popullatës dhe të amvisërive, thonë se pa vonesë i zbatojnë të gjithë hapat e mbetur, që në tri javët e para të prillit regjistruesit ta vizitojnë çdo shtëpi në vend.

ENTI I STATISTIKËS

“Është paraparë angazhimi i 5000 regjistruesve që do t’i vizitojnë të gjitha amvisëritë ne vend në periudhën nga 1 deri më 21 prill, kur pritet që regjistrimi të përfundojë. Kontrollin do ta kryejnë 500 instruktorë rajonalë.  Të gjitha masat e parashikuara me Protokollin nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse respektohen dhe me ato garantohet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në regjistrim.”

Me rritjen e përditshme të numrit të të infektuarve të rinj nga virusi korona, përforcohet edhe insistimi i opozitares VMRO-DPMNE – regjistrimi të anulohet për në muajin shtator, ndërsa zgjdhjet lokale për në nëntor.

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE

“Në mungesë të vaksinave, e kombinuar me regjistrim në terren, shëndeti publik do të jetë në rrezik serioz. Nuk dyshoj në nevojën për regjistrim kredibil, por në këtë moment nuk është koha për të njëjtin. Regjistrimi në shtator do të lë hapësirë për furnizim me vaksina dhe vaksinim të të gjithë regjistruesve.”

Për partinë në pushtet LSDM kjo është përpjekje që Mickoski të shpëtojë veten, duke e shtyrë shtetin në humbje.

LSDM

“Shqetësimi i tij për shëndetin e qytetarëve është hipokrit – ai në gjithçka sheh mundësi që ta mbajë pozitën e liderit në VMRO-DPMNE. Shteti për 19 vite nuk ka pasur regjistrim dhe kjo pikërisht për shkak të VMRO-DPMNE-së, e cila i shpenzoi paratë e popullit dhe e ndërpreu regjistrimin në vitin 2011. Regjistrimi nuk do të anulohet, zbatohet dhe do të zbatohet plotësisht, sipas të gjitha standardeve dhe pa ngecje.”

I ngjajshëm është edhe qëndrimi i BDI-së, nga koalicioni në pushtet.

Drejtues të ESHS-së thonë se në periudhën e fundit ka filluar të shënojë rënie interesimi për vetëregjistrim tek diaspora. Nga Enti, për këtë shkak, thonë se do të fillojnë me fushatë për të motivuar mërgimtarët.  Nëse në fillim të procesit, në nivel ditor ishin vetëregjistruar nga 7.000 deri 8.000 mërgimtarë, tashmë shifrat kanë rënë në 2.500 qytetarë. Zyrtarë të ESHS-së presin që intersimi sërish të rritet gjatë Prillit, kur do të fillojë regjistrimi I popullsisë rezidente në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia