10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajme“Bllagoja Toska” ende me probleme, Pronari: Ende paret Bilall Kasami nuk mi...

“Bllagoja Toska” ende me probleme, Pronari: Ende paret Bilall Kasami nuk mi ka dhënë, jam me qera (VIDEO)

“Bllagoja Toska” vazhdon të ketë probleme, asesi të merr formën e një bulevardi evropian. Edhe pse ky bulevard është ndërtohet me paratë e TAV – MAQEDONI, problemet nuk ndalen. Sot në prani të forcave policore dy pronarë të tokës kanë hasur në probleme të ndryshme. Pronari i shtëpisë që i është prishur muaj më parë thotë se komuna dhe Bilall Kasami ende nuk ia ka lëshuar mjetet për tokën dhe shtëpinë, ai jeton me qera.

“Shpajën e lirum, kursëm do na japën 122 mijë euro, na thanë do ndërtojmë te toka 75m2, as paret si kemi marrë asgjë, a ne jemi me qera” thotë pronari .

Nga ana tjetër projekti vazhdon të ndërtohet me rritme të ngadalshme për shkak të keqmenaxhimit të komunës me eksproroimin e tokës dhe problemet pronësore fiqnësore.

Siç thonë fqinjët e pronarit të shtëpisë, komuna ka lënë një problem të madh, ia ka ënë 40 m2 tokë dhe ai dëshiron të ndërtoj këtu.

Nga komuna e Tetovës nuk deshën të merren me rastin dhe nuk dhanë asnjë përgjigje me këtë problem. Ndërsa në vendin e ngjarjes, punimet janë duke u lëvizur 40 cm largë pronës./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments