10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme“Bllacë”, të gjithë kalimtarët shqiptarë – gjuha shqipe nuk gjen zbatim në...

“Bllacë”, të gjithë kalimtarët shqiptarë – gjuha shqipe nuk gjen zbatim në tabela (VIDEO)

Shumica e qytarëve që kalojnë në pikën kufitare “Bllacë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë shqiptarë, por tabelat treguese janë vetëm në gjuhën maqedonse dhe atë angleze. Për gjuhën shqipe nuk ka vend,  shkruan gazeta LAJM.

“Thanë dygjuhësi, por s’ka asgjë. Më mirë është me ikë sa më larg. Më pengojnë tabelat pa gjuhën shqipe sepse ka dikush që nuk e din maqedonishten dhe kërkon gjuhën shqipe, sepse ky kufi është vend ku kalojnë shqiptarët”, tha njëri nga të intervistuarit pranë kufirit në Bllacë.

“Bllacë”, të gjithë kalimtarët shqiptarë – gjuha shqipe nuk gjen zbatim (VIDEO)

“Bllacë”, të gjithë kalimtarët shqiptarë – gjuha shqipe nuk gjen zbatim (VIDEO)

Geplaatst door Lajm TV op Maandag 19 augustus 2019

Për mozbatimin e dygjuhësisë  në kufi qytetarët fajësojnë përfaqësuesit politikë, që sipas tyre, janë të paaftë për të zbatuar edhe ato të drejta që ua garanton ligji, shkruan gazeta LAJM.

“Me ardh dikush që nuk i di rrugët do ta ketë problem. Nëse ia jep makinën shoqes time, nuk mund të orientohet në Shkup, është shumë keq”, tha një qytetar.

“Fajtorë për këtë janë politikanët. Kryeministri i ri premtoi dygjuhësi por gjuha shqipe nuk është askund”, u shpreh një tjetër qytetar.

E, kjo tabelë pranë kufirit, e vetmja ku është përdorur edhe gjuha shqipe, është e mbushur me gabime.

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët janë skeptik. Ka edhe të tillë që shpresojnë se së shpejti situata do të ndryshojë dhe tabelat në “Bllacë” do të vendosen edhe në shqip.

“Na pengojnë sepse duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe, por mesa kam lexuar nëpër portale kjo do të bëhet së shpejti. Edhe drejtori i ri besoj që do ta bëjë këtë punë”, tha një qytetar.

Shumë institucione nuk përfillin Ligjin për Gjuhët që avancon përdorimin e shqipes në Maqedoninë  e Veriut, ndërsa në disa nga institucione që kanë vendosur të zbatojnë ligjin, përkthimi në shqip bëhet me shumë gabime. Ka raste kur tabelat treguese shkarrativen vetem në pjesën ku emrat e qyteteve shënohen edhe në shqip.  Personat që bëjnë vepra të tilla raciste asnjëherë nuk janë sanksionuar, ashtu siç nuk janë marrë masa asnjëherë ndaj drejtuesve të institucioneve që nuk respektojnë ligjin për gjuhët dhe injorojnë ose përdhosin shqipen./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments