Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë vizitës në Tetovë theksoi se do të përkrahen tregtarët dhe me qeverisjen e koalicionit ”Mundemi”, tregtarët do të kenë hapësira tregu me kushte evropiane
”Jemi në këtë treg të improvizuar të qytetit të Tetovës dhe ne sot edhe njëherë u njoftuam me kushtet mizerable, me të cilët qytetarët tanë tregtojnë dhe nxjerrin bukën e gojës. Prandaj, përkushtimi i Lëvizjes Besa dhe i koalicionit ”Mundemi” do të jetë, që të kemi një treg me kushte evropiane, ku do të mund qytetarët tanë të kryejnë obligimet e tyre dhe të nxjerrin bukën e gojës”, ka thënë Kasami.