BallinaLajmeBilall Kasami flet për sukses, qytetarët ende nuk e panë ndryshimin.Ndryshuan karriget,...

Bilall Kasami flet për sukses, qytetarët ende nuk e panë ndryshimin.Ndryshuan karriget, jo mënyra e qeverisjes…

www.telegrami.mk

VLEN po e ndjek të njëjtën rrugë që për 22 vite e ndoqi BDI-ja: shumë deklarata për “suksese”, por pak rezultate që i ndiejnë qytetarët. Sot, pas tre vitesh në pushtet, dëgjojmë sërish justifikime dhe premtime, ndërsa problemet themelore mbeten të pazgjidhura.

Kur Bilall Kasami flet për “kënaqësi” me punën e ministrave, lind pyetja e thjeshtë: me cilat rezultate konkrete? A janë zgjidhur problemet e arsimit, të rinisë, të punësimit, të drejtësisë dhe të zhvillimit ekonomik? Apo suksesi matet vetëm me ndërrimin e ministrave dhe ndarjen e posteve?

Në vend që të ofrohen reforma serioze, qytetarëve u serviret i njëjti model politik që është parë për dekada: kur një problem nuk zgjidhet, ndërrohet personi, por sistemi mbetet po ai. Studentët nuk kanë nevojë për pazare politike, por për institucione që funksionojnë dhe vendime të shpejta e të drejta.

VLEN premtoi ndryshim nga mënyra se si qeveriste BDI-ja, por deri më tani ngjan se ka trashëguar të njëjtën kulturë politike: propagandë, vetëlavdërim dhe arsyetime, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin rezultate.

Ndryshimi nuk provohet me konferenca për shtyp dhe intervista, por me vepra. Dhe kur rezultatet mungojnë, çdo krahasim me BDI-në bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u mohuar…www.telegrami.mk

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments