11.9 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami dhe Penov nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për ringjalljen e zanateve në...

Bilall Kasami dhe Penov nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për ringjalljen e zanateve në Tetovë

Sot në komunën e Tetovës në vizitë ishte ministri për vetqeverisje lokale, Risto Penov. Aty u mirëprit nga kryetari i komunës Bilall Kasami ndërsa u nënshkrua një marrëveshje për bashkëfinancim në projektin e programit ndërkufitar IPA me Kosovën 2014-2020 – Ringjallja e zejeve dhe ndërtimi i kulturës për zhvillimin e përbashkët të turizmit”.

Siç bën të ditur kryetari i komunës, Bilall Kasami, rruga e njohur si “rruga e butiqeve” do të ketë një fytyrë të re, do të ringjallen zejet në Tetovë, duke krijuar kushte më të mira për bizneset dhe zhvillimin e tyre.

“Rruga e njohur si “Rruga e Butiqeve” do të ketë një fytyrë të re, do të ringjallim zejet e Tetovës, duke krijuar kushte më të mira për bizneset dhe zhvillimin e tyre. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe punojmë në vazhdimësi për zhvillimin e qytetit tonë, në të gjitha segmentet e tij”, shprehet Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments