3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBie Qeveria e Sllovakisë shkaku i vaksinave ruse

Bie Qeveria e Sllovakisë shkaku i vaksinave ruse

Qeveria e Sllovakisë në krye me kryeministrin Igor Matoviq, ka dhënë dorëheqjen për të zbutur krizën politike në vend të shkaktuar nga marrëveshja për blerjen e vaksinave ruse anti-COVID, “Sputnik V”, njoftojnë mediat e huaja të martën.

Kjo është qeveria e parë që bie për shkak të rrethanave lidhur me pandeminë, mirëpo katër partitë e koalicionit do të mbetën në pushtet për të shmangur zgjedhjet e reja.

Presidentja Zuza Caputova ka pranuar dorëheqjen dhe më pas ia ka dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re, ministrit të deritashëm të Financave, Eduard Heger.

Deri te kriza erdhi kur u zbulua marrëveshja e fshehtë për blerjen e dy milionë vaksinave “Sputnik V”.

Kryeministri Matovic porositi vaksinat me gjithë kundërshtimin e partnerëve të koalicionit qeverisës.

Me disa ndryshime, pritet që kabineti i Hegerit të jetë i njëjtë dhe të votohet këtë javë.rtk live

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments