15.6 C
Tetovo
E shtunë, 11 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaBiden kërkon të përballet me Trump: Do të isha me fat nëse...

Biden kërkon të përballet me Trump: Do të isha me fat nëse garon sërish

Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një tur në Europë për shkak të krizës në Ukrainë, që ka përfshirë të gjithë globin. Por nuk mundi të qëndronte larg politikës së brendshme amerikane.

Në një prononcim të fundit nga Brukseli, Biden tha se do të ishte me fat nëse rivali që mundi në 2020-n, Donald Trump, do të rikandidonte kundër tij. Një deklaratë e guximshme, duke parë se sondazhet tregojnë se një garë e tillë do të ishte tepër e ngushtë.

I pyetur nëse politika e jashtme amerikane do të mbetej e pandryshuar nëse dikush tjetër bëhej president, Biden iu referua Trumpit kur tha: “Do të isha shumë me fat nëse në zgjedhjet e ardhshme do të kisha përballë të njëjtin person”.

Trump nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidimin për një mandat të dytë, por mbetet figura më popullore nga radhët e Partisë Republikane në SHBA dhe ka lënë të kuptohet disa herë që ka ndërmend të garojë për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka kritikuar shpesh pasuesin e tij për atë që po ndodh në Ukrainë dhe pretendon s epo të ishte ai president, Putin nuk do ta kishte pushtuar kurrë vendin fqinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments