19.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeBesimtarët islam kërkojnë që tu mundësohet falja e Bajramit, nuk është rrezik...

Besimtarët islam kërkojnë që tu mundësohet falja e Bajramit, nuk është rrezik për shëndetin publik

Njëri prej besimtarëve që e kreu ritualin e faljes së namazit  së Ikindisë në shesh, si shenjë proteste për mos hapjen e xhamive ka thënë se duhet të lejohet falja e Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Besimtari me emrin Burim, ka thënë se ideja ishte që të tregohet se mund të bëhet falja e namazit të Bajramit, pa e dëmtuar shëndetin publik.

Ai tha se nuk është aq rrezik siç po e bëjnë. Ai gjithashtu tha se mesha është lejuar të mbahet ndërsa Bajrami jo edhe pse ai tha se nuk do të krijojë përçarje.

“Jam praktikues i fesë dhe ju bashkëngjita faljes së namazit. Arsyeja është me i tregu të gjithëve dhe myftiut. Kjo është falje dhe koha e namazit të ikindisë dhe si lokacion e kemi zgjedhur sheshin. Protesta është e drejtë demokratike dhe diçka që na takon sepse nuk mundet kërkush me mohu diçka që na takon. Nuk është rrezik që janë duke e bërë kaq të madhe sepse po shkon gjithçka duke u normalizu. Nuk du me shti përçarje mes feve mirëpo kur u mbajt mesha nuk reago askush”, tha ai.

Ai është shprehur se kërkesa  e tyre është që  tu mundësohet falja e Bajramit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments