5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBESA do të ketë përfaqësues të saj në Këshillat zgjedhor

BESA do të ketë përfaqësues të saj në Këshillat zgjedhor

Lëvizja BESA do të ketë përfaqësues të saj në Këshillat zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill. KSHZ-ja ka parashtruar kërkesë për propozime për anëtarë në Këshillat zgjedhor deri te katër partitë në pushtet dhe opozitë, të cilat në zgjedhjet e fundit kanë fituar më së shumti vota – VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe BESA.

“Në pajtim me ligjin, kemi dërguar deri te ata të cilët në zgjedhjet e fundit kanë fituar më së shumti vota thirrje që të parashtrojnë propozime deri sot në mesnatë”, tha kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Dilemën nëse BESA duhet të ketë përfaqësues të saj në Këshillat zgjedhor e ka hapur Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj Ziadin Sela, pasi partia e Bilal Kasamit ka bërë koalicion parazgjedhor me LSDM-në.

Lidhur me reklamimin e paguar politik, Derkoski është decid se për atë duhet të merren vesh partitë politike, siç e kanë bërë edhe në të kaluarën.

“Asnjëherë ne nuk e kemi përcaktuar se kush, kur, kujt. Në të kaluarën janë ulur, e kanë caktuar hapësirën sa minuta, sa sekonda, në pajtim me kornizën ligjore”, tha Derkoski.

Kryetari i KSHZ-së shtoi se partitë, respektivisht ato të cilat do të kandidohen, kanë kornizë ligjore ku saktë u përcaktua se kujt sa minuta i takojnë. Në zgjedhjet e kaluara, thotë ai, janë ulur  dhe kanë arritur marrëveshje se kush sa të shfrytëzojë nga kjo hapësirë.

“Ne nuk mund t’u themi. Ne duhet të mbajmë llogari për pagesën e parave dhe kjo pagesë nuk duhet të tejkalojë 45 për qind, respektivisht tre milionë e 600 mijë euro ose dy euro për një votues të regjistruar. Do të thotë, gjithçka mbi të KSHZ-ja nuk do ta paguajë. Për këtë shkak është mirë, siç çdoherë që ulen, të ulen dhe të arrijnë marrëveshje për shfrytëzimin e hapësirës”, tha Derkoski.

Në njësitë rajonale dhe zyret e KSHZ-së, deri dje kontroll në listën zgjedhore kanë bërë 5.725 qytetarë, ndërsa kryetari i KSHZ-së apeloi deri te qytetarët që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre dhe edhe një herë përsëriti se nuk mund të realizohet e drejta e votës nëse qytetarët nuk kanë letër njoftim ose pasaportë valide.

“Në listën zgjedhore do të jenë të gjithë qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve do të mbushin 18 vjet, por do të mund të votojnë vetëm ata me letër njoftim ose pasaportë valide”, tha Derkoski.

Për votim në diasporë deri tani janë paraqitur 2871 shtetas të Maqedonisë së Veriut, por që të organizohet votimi aty nevojiten paraqitje prej të paktën 6.540 qytetarët tanë.

Sonte në mesnatë skadon afati për grumbullimin e nënshkrimeve për listat e pavarura. Deri tani më së shumti – 255, ka mbledhur lista e grupit të votuesve, të udhëhequr nga Goran Taskovski, në Njësinë zgjedhur 5.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments