19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaEkonomiBERZh-i tërheq 100 milionë euro për EMV. Akuza të ndërsjella mes LSDM-së...

BERZh-i tërheq 100 milionë euro për EMV. Akuza të ndërsjella mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së!

Pas bllokadave disamujore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tërhoqi 100 milionë euro, sepse nuk mundeshin të qëndronin të ngrira dhe i riorientoi për shtete të tjera. Këto mjete ishin destinuar për EMV-në për ta rritur prodhimin e energjisë elektrike, për ta shlyer borxhin dhe për të siguruar lëndë të para siç janë qymyri dhe nafta për furnizim të pandërprerë të amvisërive me energji elektrike. LSDM akuzon se fajtore për tërheqjen e këtyre mjetet është VMRO-DMNE për shkak të bllokadës në Kuvendit. Nga partia në pushtet shtojnë se opozita pa asnjë turp gënjen se kusht për këtë huamarrje ishte mbyllja e TEC Manastirit dhe TEC Osllomesë.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së, me urdhër të Hristijan Mickoskit, bllokuan zgjidhjen ligjore me të cilën nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duhej të siguroheshin 100 milionë euro për mbështetje të A.SH. EMV dhe ballafaqim më të lehtë me pasojat e krizës energjetike”, tha Daniella Nikollova.

Në vend të investimeve në sektorin energjetik, në disa vitet e fundit Qeveria shkatërroi sistemin elektro-energjetik në Maqedoni. Tash në kohë krize duhet të merret hua për rrogat e punëtorëve dhe likuiditetin e ndërmarrjes, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Kjo vjen si rezultat i grabitjes së rëndë që bëri Kovaçevski dhe familja Zaevi në TEC Manastir, përmes tenderëve kriminale për të cilët qytetarët ishin dëshmitarë. Këto kredi nga Elektranat e Maqedonisë, do të jenë goditje të drejtpërdrejt për xhepin e qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për shkak të këtyre huamarrjeve të reja, rritja e paralajmëruar e energjisë elektrike mund të jetë shumë më e lartë, shtojnë nga opozitarja VMRO-DPMNE./TV21-lajmpress

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments