4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBerisha: Sulmuan serbë e rusë; Kosova u godit nga sistemet shqiptare

Berisha: Sulmuan serbë e rusë; Kosova u godit nga sistemet shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se përvec hakerave nga Irani, Shqipëria në shtator është sulmuar edhe nga hakera ruse dhe serbe.

Gjate një konference për shtyp Berisha sqaroi se sipas të dhenave që ai disponon, pjesë sulmit kundër sistemeve dixhitale kane qenë edhe rusët.

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë nga burime të trefishta se në operacione të shkatërrimit të infrastrukturës digjitale në Shqipëri janë përveç të tjerash hakerta Iranianë janë pjesëmarrës të hakërave të qeverisë hakëra rus dhe serb. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë.

 

Sipas Berishes, edhe sulmi i hakerave ndaj Kosoves eshte realizuar nga sistemet shqiptare.

“Për Kosovën e sigurtë që është sulmuar nga sistemet shqiptare, çka do të thotë një penetrim të plotë të hakërave serb ose rus sepse dihet që problemet më madhore me Kosovën, i kanë.”

Por pavarësisht se Berisha foli për sulme nga Irani dhe Rusia, ai bëri përgjegjës qeverinë shqiptare për situaten në sistemin TIMS dhe sistemet e tjera te policisë.

“Qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policë TIMS, databasen e policisë shkencore e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale ka shkatërruar MEMEKS-in. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e tyre të vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhje të tmerrshme mbi krimin për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe ministra të tjerë dhe qeveritarë të tjerë.”

Nga ana tjetër, Berisha komentoi hetimet që SPAK-u ka nisur edhe ndaj tij për çështjen e kompleksit ”Partizani”.

“E ftoj SKAP-in e partisë dhe avoketërit e skapit të partisë të shqyrtojnë cdo vendim të Berishës nga viti 1992 deri sot. Ju garantoj që në cdo vendim do gjejnë ligjin dhe vetëm ligjin.”

Berisha nuk la jashtë vemendjes edhe çështjen e financimit rus të PD në kohen kur drejtohej nga Lulzim Basha. Por për herë të parë kryetari i PD nuk e sulmoi ambasadoren amerikane në Tirane Yuri Kim.

“Ajo po ben detyren”.

Berisha i ka kërkuar Lulzim Bashes te sqaroje te verteten duke theksuar se çështja e financimit rus nuk mund të mbyllet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments