4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaSportBenzema flet pas ndeshjes: Panenka ishte normale për mua, na nevojiten tifozët...

Benzema flet pas ndeshjes: Panenka ishte normale për mua, na nevojiten tifozët në “Bernabeu”(golat e ndeshjes)

Gjiganti spanjoll Real Madrid, pësoi humbje sot kundër Manchester City-t me rezultat të ngushtë 3:2, pavarësisht paraqitjes solide që e tregoi si mysafirë në stadiumin “Etihad”.

Plot shtatë gola përgjatë 90-të minutave bënë që tifozët e futbollit të shijojnë njërën nga ndeshjet më të bukura në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Ndër golat e bukur ishte ai i Karim Benzema nga pika e bardhë, i cili në stilin “Panenka” arrin ta mposht Edersonin duke e ekzekutuar me sukses penalltinë për Real Madrid-in.

Por, pavarësisht këtij goli Benzema nuk arriti që ta ndihmojë Real-in për të regjistruar të paktën një barazim, ndërsa ylli francez kërkoi nga tifozët spanjollë që të tregojnë përkrahje të çmendur në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

“Më shumë se kurrë më parë neve na duhet tifozët e Bernabeut. Ne mund t’ia dalim. Panenka? Kjo është normale, unë kam vetëbesim të plotë në veten time”, tha Benzema pas ndeshjes.

Më 4 maj do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Manchester City-t e Real Madrid-it, ku ky i fundit do të jetë në rolin e vendasit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments