5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBëjeni “report”, bëjeni “angry”: Ky është mobilizimi i VV-së në rrjete sociale...

Bëjeni “report”, bëjeni “angry”: Ky është mobilizimi i VV-së në rrjete sociale kundër Isa Mustafës

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë së fundi një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin shpreh mllefin e tij pas reagimeve të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti dhe zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.

Z.Mustafa ka thënë se “i vjen që ta gjykojë veten e tij për gabimin që e ka bërë duke e mbështetur këtë koalicion me këta njerëz që s’kanë asnjë përgjegjësi për pozitat që mbajnë por vazhdojnë me fsuhatë dhe propagandë, për çfarë do t’ua kishin lakmi edhe regjimet diktatoriale.”

Por, kjo duket se iu ka penguar mbështetësve të kryeministrit Kurti dhe të partisë Vetëvendosje.

Ata kanë filluar një organizim masiv për t’ia bërë “report” statusin kryetarit të LDK-së, gjë që do çonte më pas në fshirjen e tij nëse numri i raportimeve do të ishte i lartë.

Në faqen #meKryeministrin në Facebook, një mbështetës i kësaj partie ka kërkuar që t’i bëhet report statusit të fundit, e madje edhe të gjitha statuseve të tjera të cilat me lehtësi i konsideron si “Fake News”, përcjell Periskopi.

E se kush në të vërtetë operon me “Fake News” dhe konspiracione e pretendime të pafaktuara në sferën publike, kjo dihet gjerësisht. Është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që po vazhdon të shfrytëzojë analfabetizmin funksional të popullit për t’i shprëndarë mesazhet e paqëndrueshme.

Dhe, ashtu si lëvizjet e tjera fanatike tashmë ndihen të irrituar me çdo mendim ndryshe.

Një tjetër komentues, që Periskopi mëson se është i vëllai i deputetes Fitore Pacolli, iu ka kërkuar mbështetësve të Vetëvendosjes që ta bëjnë “emojin” angry në statusin e z.Mustafa.

Kjo na e ilustron edhe një herë mënyrën se si organizohet Vetëvendosje në rrjete sociale për të mashtruar qytetarët e Kosovës.

Por, një pyetje duhet t’ia shtrojmë vetes: A duhet ta japim lirinë për të cilën u sakrifikua aq shumë me kaq lehtësi? /Periskopi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments